Sunday, April 28, 2024

Botërori “Katar 2022”, sot ora 16:00, super finalja Francë-Argjentinë. Kush e fiton Kupën e Botës?

Lexo

Ora 16:00 e pasdites së sotme ka rezervuar emocionet e finales së kampionatit Botëror “Katar 2022”.  Me mijra tifozë do ta shijojnë live në tribunat e stadiumit Lusail në Doha, ballafaqimin Francë-Argjentinë, ndërkohë që me mijra e miliona të tjerë do ta ndjekin nga ekrani i televizorit.

Nga njëra anë është Argjentina, e cila ëndërron të rikthejë Kupën e Botës që ka munguar që nga viti 1986, me Messin që më në fund shpreson t’i shtojë koleksionit të tij të jashtëzakonshëm trofeun e fundit të madh që mungon në karrierën e tij.

Nga ana tjetër është Franca, e cila dëshiron të arrijë suksesin e dytë radhazi pas atij të Rusi 2018, një arritje e arritur në histori vetëm në Itali (1934-1938) dhe Brazil (1958-1962), me Mbappe vetëm 23 vjec mund të vendosë Kupën e dytë të Botës në tabelën e buletinit.

Precedenti i fundit mes Albiceleste dhe Les Bleus daton në edicionin e fundit të Kupës së Botës, në ndeshjen më spektakolare të turneut: një 16-she emocionuese plot gola e cila përfundoi 4-3 për ekipin e Deschamps falë dopietës së Mbappe.

Paraprakisht, nisur edhe nga deklaratat në kampet respektive, skuadrat pritet ta nisin ndeshjen nga minuta e parë me këto lojtarë.

Franca: Lloris; Koundé, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembelé, Griezmann, Mbappé; Giroud. Trajner: Deschamps

Argjentina: E. Martinez; Li. Martinez, Otamendi, Romero; Acuna, Mac Allister, E. Fernandez, De Paul, Molina; Messi, Alvarez. Trajner: Scaloni

Kush do ta fitojës Kupën e Botës në “Katar 2022”? Të presim përfundimi e 90-të minutave të kohës së rregullt, apo edhe shtesën dhe penalltitë, për të mësuar kampionët e rinj të Botës për vitin 2022.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img