Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Tërbunit, Sinan Bardhi nuk shprehu ndonjë shqetësim për rezultatin, pasi sipas tij, kjo është edhe një ndeshje miqësore. Megjithatë, duke folur për ndeshjen në tërësi, ai vlerësoi të tijët për pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën nuk dhanë atë që duhet.
Duke folur për merkaton, Bardhi tha se skuadra është në formim e sipër dhe se presin edhe 3-4 lojtarë të tjerë cilësor për ta kompletuar skuadrën, e cila do të jetë skuadra pretendente e grupit për të marrë vendin e parë dhe kualifikimin në kategorinë e parë.
Në formacionin e Tërbunit në këtë ndeshje u panë edhe pesë futbollistë afrikanë, për të cilët trajneri Bardhi tha që vazhdojnë të jenë në provë. Sa i takon përgatitjeve themelore të kampionatit, Bardhi sqaroi se ato do të zhvillohen në Pukë duke u shoqëruar edhe me 7-8 ndeshje të tjera miqësore.
I pyetur për kundërshtarin e saj miqësoreje, Basanian debutuese e ardhur nga kategoria e tretë që e mundi 3-0, trajneri Sinan Bardhi e vlerësoi si skuadër, por pa e llogaritur si rivale për vendin e parë në grup.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Tërbunit Sinan Bardhi mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE, duke klikuar në linkun e mëposhtëm.