Thursday, September 19, 2024

(Video) I jashtëzakonshmi Broja. Gol dhe fitore, Sauthempton mund Totenhemin 2-3

Lexo

I dëmtuar në ndeshjen e javës së kaluar në Kupën FA, mungon gjatë të gjithë javës në stervitje,  bashkohet vetem një ditë para ndeshjes me skuadrën me dëshirën për të kontribuar në supersfidën ndaj Totenhem, trajneri i beson duke e hedhur në fushë nga minuta e parë, dhe i jashtëzakonshmi Broja ia shpërblen me gol.

Për shqiptarin me origjinë nga Malësia e Madhe që jeton në Angli, ky është goli i gjashtë që shënon në Premier Ligë duke konfirmuar formën optimale që po kalon këtë sezon, duke u bërë edhe futbollisti me treguesit tejet pozitiv në raport me golin si askush tjetër.

Përpos golit të shënuar në minutën e 23-të duke barazuar rezultatin në 1 me 1, pasi pesë minuta më pas se kundërshtari kishte kaluar në avantazh, Broja ka qënë fantastik edhe në disa sulme të tjera duke kontribuar në fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 2-3.

Fitore kjo që është përjetuar me festë të madhe në radhët e tifozërisë së Sauthempton, por në një farë mënyre, me  festen e skuadrës së Brojës janë bashkuar edhe edhe tifozëria e Çelsit si kundërshtarë të Totenhemit në derbin londinez.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img