Monday, May 20, 2024

(Video) Iliria-Tërbuni, sot përballja në Play Off , Tifozëria pukjane në mbështetje të skuadrës së zemres

Lexo

Kategoria e dytë e futbollit shqiptar, grupi A ku luajnë edhe skuadrat veriore ka mbyllur kampionatin duke shpallur Valbonën kampione, skuadër e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e parë.  Një objektiv të tillë, tropojanët e arritën duke mundur në javën e fundit Murlanin e Barbullushit me rezultatin 5-1.

Synimet për t’u kualifikuar në kategorinë e parë i kishin edhe skuadrat e tjera, dhe sidomos Besëlidhja që kryesoi për shumë javë por gaboi në ndeshjen direkte me Valbonën, por edhe Tërbuni, i cili edhe pse në fazën e dytë ka bërë një figurë shumë të mirë sportive, falë hapave të gabuar në fazën e parë, nuk arriti pikët e duhura për t’u kualifikuar direkt në të parën.

Kështu që, si për lezhjanët dhe ashtu edhe për pukjanët, e vetmja mundësi e marrjes së një bilete për të luajtur vitin e ardhshëm në kategorinë e parë është faza Play Off, ndeshjet e së cilës do të luhen ditën e enjte.

Besëlidhja do të presë Sopotin në shtëpi, ndërkohë që Tërbuni luan në transfertë me Ilirinë. Që të dyja ndeshjet në fjalë nisin në orën 16:00, dhe sipas rregullores luhen me një takim, ku dy skuadrat fituese vazhdojnë garën më tej në Play Off.

Sa i përket Tërbunit, ajo pritet të mbështetet sot fuqimisht nga nga një tifozëri e zarrtë. Për këtë, Bashkia Pukë ka vendosur autobusë falas për tifozët pukjanë vajtje-ardhje për te gjithë ata që kanë deshirë ta ndjekin direkt ketë takim.

(Video) Nisja e tifozëve pukjanë drejt Fushë Krujës, ku do të luhet ndeshja e fazës Play Off, Iliria-Tërbuni

Fadil Hyseni

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img