(Video) Incident në duelin e Futsales, Flamurtari-Vllaznia. Presione ndaj arbitrit, ndeshja ndërpritet për shumë minuta dhe në fund fitojnë vlonjatët 5-4

Flamurtari Futsal-Vllaznia Futsal, 5-4(Shënues: Lorenc Shehaj 19’, 20’, 26’, Klark Klaus 40’, Erald Leci 40’  / Ari Djepaxhia 16’,  Besfort Gjoklaj 24’, Alsid Tafili 40’, Ardit Mesi 40’)

Java e parë e fazës së dytë kishte në kalendarin e Kampionatit Kombëtar të Futsales ndeshjen më të rëndësishme, atë Flamurtari-Vllaznia. Përballë njëra tjetrës ishin dy skuadrat pretendente për fitimin e titullit kampion, vlonjatët kryesues të fazës së parë me 12 pikë të plota dhe kuqeblutë e vendit të dytë me 9 pikë, me të vetmen humbje të pësuar pikërisht nga Flamurtari në fazën e parë në shtëpi.

Por, që nga ajo ndeshje e javës së parë të startit të kampionatit kur Vllaznia humbistë në shtëpi me rezultatin 3-5, ecuria e kampionatit ka folur shumë pozitivisht për kuqeblutë, të cilët, duke i fituar të gjitha ndeshjet e tjera në vazhdim udhëtuan drejt Vlorës me objektiv fitoren dhe barazimin në krye të renditjes.

Dhe, transferta vlonjate e luajtur në pallatin e sportit “Flamurtari”, nisi mjaft mirë për Vllazninë duke kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Ari Djepaxhia në minutën e 16-të.

Gëzimi i shkodranëve nuk zgjat shumë, sepse dopieta e Lorenc Shehajt me dy golat e minutave 19’, 20’, bën që vlonjatët ta mbyllin pjesën e parë me rezultatin 2 me 1 në favor të tyre. Me fillimin e pjesës së dytë, Vllaznia shënon në të 24-tën minutë me kapitenin Alsid Tafili duke barazuar rezultatin në 2 me 2.

Emocionet nuk kanë fund, dy golat e vlonjatëve, fillimisht me autor Lorenc Shehaj që siglon golin e tretë në këtë ndeshje, si dhe dy të tjerë me Klark Klaus dhe Erald Leci e çojnë avantazhin në 5-2 për vendasit.

Më pas është radha e Vllaznisë, ku dy golat e kapitenit Alsid Tafili dhe Ardit Mesi e ngushtojnë rezultatin në 5-4. Rritja e lojës së Vllaznisë duke kërkuar me insistim golin e barazimit, krijon panik në kampin kundërshtar, ku ndërhyrjet e tifozërisë nga tribuna e tifozëve duke ushtruar presion tek arbitrat e ndeshjes, bëjnë që këto të fundit të ndërpresin ndeshjes për shumë minuta.

Një situatë të tillë Vllaznia e përjeton për herë të dytë në pallatin e sportit të Vlorës duke u përballur me probleme organizative të vendasve. Me ardhjen edhe të përfaqësuesve të policisë Bashkiake dhe negociimin e klubit Flamurtari, loja rifillon, por sipas drejtuesve të Vllaznisë, e ndjerë nën presion të situatës, edhe pse këmbëngulja në portën kundërshtare ishte i madh, skuadra kuqeblu nuk arrin të shijojë golin e barazimit, pasi vërshëllima përfundimtare e arbitrit Albano Stolaj, fikson rezultatin 5 me 4 në favor të Flamurtarit.

(Video) Pamje nga ndeshja Kampionatit Kombëtar të Futsales, Flamurtari-Vllaznia, 5-4, e ndërprerë për shumë minuta nga problemet organizative në pallatin e sportit “Flamurtari”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu