Kualifikimi në turin e dytë të UEFA Conferencë League, pragndeshja e parë e turit të dytë përballë skuadrës islandeze,Vikingur, që do të luhet mbrëmjen e së enjtes së 24 korrikut në stadiumin “Loro Boriçi, pritshmëria e mbështetjes së tifozëve kuqeblu, lëvizjet më të fundit në merkaton e Vllaznisë, si dhe shorti i Kategorisë Abissnet Superiore, ku që në javën e parë kalendari përplas në stadiumin “Loro Boriçi” dy skuadrat finaliste të kampionatit në kaluar, Vllaznia-Egnatia, ishin në fokus të prononcimit që ish futbollisti kampion me Vllazninë, Fatmir Lugji, sot një nga analistët e spikatur të sportit në qytetin e Shkodrës, dha për Veriu Sport.
Ndër të tjera, Lugji vlerëson përformancën mjaft të mirë të kuqebluve në ndeshjen e dytë të luajtur në Riga të Letonisë përballë Daugavpils, sidomos pjesa e dytë, që sipas tij ekipi ishte i mobilizuar, ndërkohë që një rol përcaktues kishte edhe trajneri Martini që luajti bukur me stolin, ku ndryshimet e bëra i sollën suksesin e duur.
Duke folur për ndeshjen e parë të turit të dytë të UEFA Conference League, të cilën Vllaznia Lugji beson në një tjetër prezantim cilësor të kuqebluve, aq më tepër që ndryshe nga ndeshja e turit të parë, të cilën e luajti në “Elbasan Arena”, ndaj islandezëve të Vikingur do ta luajë në “Loro Boriçi” beson që me mbështejen e tifozëve do të arrihet një rezultat pozitiv.
Në vijim, Lugji, komenton edhe shortin e kategorisë Superiore, ku që në javën e parë kalendari përplas në stadiumin “Loro Boriçi”, dy skuadrat finalist të kampionatit ntë kaluar, Vllaznia-Egnatia.
(Video) Pronpncimin e plotë në video të ish futbollistit të Vllaznisë Fatmir Lugji, mund ta ndiqni duke klikuar në faqen tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.