Monday, November 25, 2024

(Video-Intervista) Analiza e ish futbollistit kuqeblu, Luan Zmijani për kryesfidën e së hënës, Partizani-Vllaznia. Superiore, java e 12-të

Lexo

E nisur sot me sfiden e parë, Erzeni-Egnatia, java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore vijon edhe me tre ndeshje të tjera të dielen dhe mbyllet të hënën me kryesfiden, Partizani-Vllaznia, takim që luhet të hënën në stadiumin “Arena e Demave” duke filluar nga ora 18:00 dhe

Dy skuadra këto që sipas ish futbollistit të Vllaznisë Luan Zmijani, që në karrieren e tij sportive ka luajtur edhe për Partizanin, sa herë janë ndeshur kanë dhuruar spektakël në fushën e lojës.

Edhe pse me pozita të ndryshme në renditje, Partizani në krye me 23 pikë dhe Vllaznia e pesta me 10-të pikë më pak në renditje, për Zmijanin, sfida do të jetë e barabartë në fushën e lojës.

Shqetësuese për Zmijanin, është problemi dëmtimeve, përfshirë edhe dyshen Mala-Balaj, që ka ndjerë shqetësime dy ditët e fundit. Megjithatë, nëse ato do të jenë në fushën e lojës, së abshku edhe me Hakajn që ka munguar prej disa ndeshjesh, ai është i bindur se Vllaznia arrin ta fitojë këtë ndeshje.

Duke qënë se më herët ka pasur rastin të drejtojë Vllazninë e Superiores, ndërkohë që aktualisht është trajner me moshat në Akadeninë e Futbollit Vllazni, Zmijani komenton edhe ndryshimin e trajnerëve, largimin e Memellit dhe ardhjen në drejtim të shqiptaro-maqedonasit, Qatif Osmani.

Sipas tij, çdo ndryshim trajnerësh zakonisht ka dhënë efektin e duhur në përmirësimin e rezultateve, ndaj edhe ardhja e trajnerit Qatip Osmani, karriera e të cilit është e pasur me fitimin e shumë trofeve, pritet të shoqërohet me një ndryshim për mirë.

(Video) Intervista me ish futbollistin e Vllaznisë që ka luajtur edhe me Partizanin, Luan Zmijani, në pragndeshjen, Partizani-Vllaznia. Superiore-Java e 12-të)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img