Thursday, October 24, 2024

“Abissnet Superiore”-Nis sot java e 12-të me duelin, Erzeni-Egnatia, ora 17:00 në stadiumin “Arena e Demave”

Lexo

“Abisnet Superiore” do të ngrejë siparin e javës së 12-të këtë të shtunë. Erzeni dhe Egnatia do të përplasin ‘brirët’ në stadiumin “Arena e Demave”. Një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante, e cila starton nga ora 17:00.

Për Egnatian 3 pikëshi shihet si obligim duke pasur parasysh  që ndan vendin e parë me Partizanin dhe janë me pikë të barabarta. Por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Kështu që të besuarit e Edlir Tetovës do të kërkojnë fitoren përballë një Erzeni që di të surprizojë dhe jo më kot është vetëm 4 pikë larg “Final Four”.

Shijakasit renditen në vendin e 6-të me 13 pikë të grumbulluara. Jo pak për një ekip që në fillim të sezonit shihej si një nga pretendentët për të rënë nga kategoria. Por me kalimin e javëve kanë marrë rezultate pozitive duke surprizuar këdo.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 12-të të Abissnet Superiore

Sot

Erzeni-Egnatia ora 17:00

Nesër

Kukësi-Dinamo ora 14:00
Skënderbeu-Tirana ora 17:00
Teuta-Laçi ora 17:00

Pasnesër

Partizani-Vllaznia ora 18:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img