Vllaznia-Partizani, është ndeshja e dytë gjysmëfinale e “Final 4”, takim i cili do të luhet mesditen e së martës në qytetin e Shkodrës. Në gjysmëfinalen e parë të luajtur në stadiumin “Arena e Demave” të kryeqytetit, Vllaznia ka fituar me rezultatin 0 me 3 duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në finale.
Një ditë para kësaj ndeshje, trajneri i Vllaznisë në futboll femra, Niukolin Leka shprehet optimist që skuadra kuqeblu do të kualifikohet në finale, ndërkohë që ka në objektiv të fitojë titullin kampion, i 11-ti sipas radhës nëse do të arrihet të fitohet.
Teksa po konsumonte senacën e fundit stërvitore anti-Partizan, trajneri Leka, bën të ditur që gjendja e skuadrës së tij është optimal. Ai ka në në dispozicion të gjitha futbollistet, të cilat gëzojnë një formë shu më të mirë sportive.
Sa i takon avantazhit të ndeshjes së parë të luajtur në Tiranë, 0-3, Leka e konsideron pozitiv, por thotë se janë të përqëndruar maksimalisht për të bërë më të mirën edhe në ndeshjen e kthimit që luhet të martën në Shkodër.
I pyetur se cilën prej skuadrave të gjysmëfinales tjetër, Tirana-Apolonia, do të dëshironte ta kishte përballë në finale, trajneri Nikolin Leka, nuk shpreh ndonjë preference, ndërkohë që garanton se Vllaznia do të jetë kampionia e këtij sezoni futbollistik duke koleksionuar titullin e 11-të radhazi të skuadrës kuqeblu.
Prononcimin e plot të trajnerit Nikolin Leka, mund ta ndiqni duke klikuar në linkun e mëposhtëm si dhe në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.