Saturday, May 18, 2024

Moviola-Debat i ashpër në MCN TV për penalltinë e dyshimtë në ndeshjen, Vllaznia-Dinamo. Drejtuesi i “Skaner” Çarçani, këmbëngul për penallti në rastin e Grudës, Pregja kundër

Lexo

Rasti i dyshimtë për penallti në ndeshjen e javës së 34-të të Superiores, Vllaznia-Dinamo ka marrë vemendjen e plotë në emisionin “Skaner” transmetuar mbrëmjen e së dielës në ekranin e MCN TV.

Bëhet fjalë për depërtimin e sulmuesit kuqeblu Ildi Gruda në zonën dinamovite, ku përplasja me mbrojtësin e kundërshtar është kërkuar me insistim nga kampi kuqeblu për akordimin e një penalltie në favorin e tyre.

Komentet në minutazhin e Moviolës kanë qënë të ndryshme pëer pjesëtarët e panelit të emisioni “Skaner”.  Për arbitrin kryesor të kësaj ndeshje, Enea Jorgji rasti në fjalë nuk ishte penallti. I këtij mendimi ishte edhe specialisti i sektori të gjykimit Bujar Pregja, i cili në analizën e rastit në fjalë, argumenton se rrëzimi i Grudës në zonë ka ardhur nga zgjatja e këmbës së majtë duke u penguar më pas nga kundërshtar.

Nga ana tjetër, drejtuesi i emisionin “Skaner” në MCN TV, Gerti Çarçani është shfaqur tejet këmbëngulës duke e konsideruar rastin në fjalë pro pretendimit të shkodranëve për penallti.

Pjesë e diskutimit të diskutimit për rastin në fjalë kanë qënë edhe pjesëtarët e tjerë të panelit të emisionit “Skaner”, të cilët kanë qënë, pro dhe kundër.

Kështu, bazuar në deklaratat e tyre, ka pasur barazim mendimesh duke u ndarë me vota, 4 me 4. Konkretisht, Gerti Çarçani, Lirim Zalla, Nevil Dede, dhe Gjergji Stefa ishin pro vendimit për dhënien penallti në favor të Vllaznisë.

Ndërsa, në krahun tjetër, Bujar Pregja, Sulejman Starova, Alban Xhihani dhe Ylli Aga, ishin të mendimit se nuk është penallti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img