Tuesday, April 23, 2024

(Video-Intervista) Riorganizohet Veleçiku. Trajneri Smajli, tregon planet e së ardhmes. Ka largime dhe afrime në skuadër

Lexo

Veleçiku, skuadra që përfaqëson Malësinë e Madhe, pritet të jetë me një pamje tjetër në fazën e dytë të kampionatit. Paraqitja jo e mirë gjatë fazës së parë, ku përkundër objektivit për të qënë kryesues së grupit, skuadra renditet në vendin e katërt me 15 pikë, katër më pak se Sopoti kryesues, ka bërë që në kampin koplikas të ketë një mbledhje me praninë e kryebashkiakut Tonin Marinaj që është edhe president i klubit, si dhe stafit teknik, drejtorin Nuri Rexha dhe trajnerin Dritan Smajli.

Takim, që sipas trajnerit Smajli, ka konkluduar me marrjen e disa vendime, duke nisur nga largimi i disa futbollistëve që nuk e kanë justifikuar besimin për pjesën e parë të sezonit, si dhe me afrimin e disa futbollistëve të rinj në merkato.

Ndonëse vështirësitë e momentit për të realizuar objektivin e kualifikimit në kategorinë e parë ekzistojnë, trajneri Smajli është optimist që  një gjë e tillë do të realizohet. Megjithatë, ai bën të ditur se në bisedën me kryebashkiakun Marinaj, është diskutuar edhe për një projekt afat gjatë mes tij dhe klubit koplikas duke lënë të kuptohet se edhe nëse këtë sezon nuk arrijnë të dalin në të parën, të investohet me element të perspektivës në mënyrë që skuadra të jetë gati për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Duke qënë në kohë merkato, Veleçiku pritet të ketë një bashkëpunim të afërt me Vllazninë duke synuar të marrë tre-katër lojtarë nga kuqeblutë, që për momentin nuk janë në planet e Vllaznisë.

Një gjë të tillë e pohon vetë trajneri Smajli, i cili pranon se ka pasur kontaktet e duhura për drejtuesit e Vllaznisë, duke kërkuar prej tyre mirëkuptimin për të ndihmuar Veleçikun në arritjen e objektivave, por edhe për atë që futbollistyët e rionj të marrin minutat e duhura në fushën e lojës.

(Video) Intervistën e plotë në video me trajnerin e Veleçikut, Dritan Smajli, mund ta ndiqni në YOUTUBE, në kanalin tonë Veriu Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img