Trajneri anglez, Dean Sibson, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme punën në krye të Vllaznisë U-21. Pas katër javësh kampionat, Vllaznia e Superiores U-21 kryeson kampionatin me 10 pikë. Pas fitores ndaj Tiranës me rezultatin 3 me 0, ai shprehet i kënaqur për fitoren, por sipas tij, nuk ishte aspak e lehtë përballë bardhebluve, të cilët i konsideroj me vlerë në fushnën e lojës, por që skuadra e tij e zgjidhi më tepër individualisht ndeshjen me tre golat e shënuar nga Çoba dhe Ivziku.
“Po nga rezultati ashtu duket por nuk ishte e lehtë. Fillimisht meritat i shkojnë Tiranës për ndeshjen e mirë që bëri, ishte një ekip që e filloi nxemjen me vonesë dhe u duk sikur nuk do të ishin mirë. Na surprizuan dhe meritojnë respektin tonë. Të tre segmentet e mbrojtes, mesfushës dhe sulmit patëm probleme, kishim hapësira dhe sot ndeshja u zgidh invidualisht nga Muliu, Çoba dhe Ivziku. Golat na dhanë qetësinë e nevojshme që të luajmë, por ia komunikova edhe djemve që pavarësisht rezultatit nuk isha i kënaqur me fitoren. Gjithsesi një fitore 3-0 në shtëpi, jemi përsëri brenda objektivave. Nuk është një fillim i mirë për mua personalisht por për të gjithë ekipin. Kemi dalur pak jashtë programit që bëjmë zakonisht duke ndërruar fushën dhe nga ndeshja e fundit patëm disa dëmtime. Por për klubin ishte një javë fantastike duke parë ndeshjen e ekipit të parë dhe duke shtuar edhe rezultatin e ndeshjes tonë. Është mirë të jesh në vend të parë por duhet ta ruajmë ndeshje pas ndeshje.”, tha Sibson.
Në mbyllje, tekniku anglez i Vllaznisë, Dean Sibson, flet edhe për sulmuesin kuqeblu, kapitenin e skuadrës, Joald Ivziku, i cili kryeson listën e golashënuesve të kampionatit me 5 gola. “Është e dukshme që ai e ka filluar sezonin shumë mirë. Puna e tij dhe cilësia e golave kanë qenë të shkëlqyeshme. Është një lojtar që jep çdo gjë në fushë dhe është kënaqësi të punosh me të. Mendoj që ka përsëri vend për t’u përmirësuar dhe kjo varet prej tij sa larg dëshirën të shkojë. Është kapiteni i ekipit dhe ka shumë influencë tek shokët, por duhet të punojmë në të gjitha aspektet e tjera jo vetëm tek goli.”, përfundoj Sibson.
(Video) Intervista me trajneri anglez të Vllaznisë U-21, Dean Sibson, pas fitores 3 me 0 ndaj Tiranës