Saturday, November 23, 2024

(Video-Interviste) Sajmir Lagja, pasuesi kampionit Erkand Qerimaj në peshëngritje. Kampioni shkodran, i teti në Europë dhe kampion në Kupën e Shqipërisë

Lexo

Saimir Lagja, peshëngritësi i talentuar shkodran, po kalon një formë shumë të mirë sportive. Falë rezultateve shumë pozitive që po arrin në garat kombëtare dhe ato ndërkombëtare, specialistët e peshëngritjes, e konsiderojnë si një Erkand Qerimaj të dytë.

Në palestren e peshëgritjes që mban emrin e mjeshtrit të njohur shkodran,“Asim Belinova” po stërvitet një brez i talentuar të rinjësh, mes të cilëve spikat, Sajmir Lagja. 18 vjeçari i talentuar që vazhdon traditën e babait të tij, Artur Lagja, sot trajner i Vllaznisë dhe i Kombëtares shqiptare, u rendit i teti në Europë për të rinj, ndërkohë që menjëherë pas kthimit nga Bukureshti shpallet kampion i peshës së tij në Kupën e Shqipërisë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kampioni Saimir Lagja, shpreh kënaqësinë që e krahasojnë me një emër të madh si Erkard Qerimaj, ndërkohë që flet për emocionet e garës së Bukureshtit si dhe ato të Tiranës, për programin e ardhshëm të garave kombëtare dhe ndërkombëtare, pa lënë mënjanë edhe raportin që ai ka me babain e tij, Artur Lagja, që në jetën sportive e ka trajner të Vllaznisë dhe të kombëtares.

Gaspër MARKU

(Video) Intervisten e plotë me kampionin Sajmir Lagja, si dhe pamje nga garat e tij në Bukuresht dhe Tiranë, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img