Friday, September 20, 2024

(Video-Intervista) Ish futbollisti kampion me kuqeblutë, Saimir Patushi, analizon sfidën Vllaznia-Dinamo(6-3)

Lexo

Aktualisht sot është trajner me Burrelin që po korrë sukses në kategorinë e parë, por më herët, në karrierën e tij të pasur sportive, Saimir Patushi, ka luajtur me sukses duke u shpallur kampion me Vllazninë, por edhe me Tiranën. Nostalgjia për kohën që i ka shërbyer Vllaznisë, por, njëkohësisht,  për të parë nga afër edhe Dinamon ambicioze të këtij sezoni, bëri që Patushi të ishte prezent mbrëmjen e së hënës në “Loro Boriçi” për të ndjekur duelin, Vllaznia-Dinamo. Takim ky i fituar me plot meritë nga kuqeblutë me rezultatin 6 me 3. Pas ndeshjes, ai iu përgjigj pozitivisht ftesës së Veriu Sport për të dhënë një intervistë, në të cilën ai analizon paraqitjen e të dyja skuadrave. Sipas tij, pika më e fortë e Vllaznia është sulmin, por mbrotja lë për të dëshiruar, ndërkohë që tek Dinamo, thotë se puna e madhe e presidencës për formimin e skuadrës nuk po shfaqet në fushën e lojës.

“Rezultati është mbresëlënës, asnjë nuk e ka parashikuar këtë rezultat ndërmjet këtyre skuadrave. Duke shikuar lojën besoj se ishte një vetvrasje e Dinamos, një keqmenaxhim i tyre sepse Vllaznia përveç golave të shënuar dominoi edhe me lojë.

Më vjen keq për Dinamon sepse është bërë një punë e madhe nga presidenca dhe donatorët, por fusha e blertë tregon tjetër gjë. Dinamo sapo ka ardhur në Superiore dhe duhet një grup shumë i mirë që të dalësh kampion.

Arma më e fortë e Vllaznisë është pika e sulmit, ka një sulm mbresëlënës, por nga ana tjetër mbrojtja lë shumë për të dëshiruar dhe është diçka që duhet të rregullohet me patjetër.

Duke krahasuar Vllazninë e vjetshme me të sivjetshme është më ndryshe. Lojtarët që kanë ardhur duhet të adoptohen sa më shpejt dhe Vllaznia do të jetë edhe më e mirë. Uroj me gjithë shpirt që Vllaznia të shpallet kampione.”, tha Patushi në prononcimin e tij, të cilin, të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

(Video) Ish futbollisti i Vllaznisë, Saimir Patushi, analizon sfidën Vllaznia-Dinamo

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img