Në ndeshjen hapëse të kampionatit të Superiores, KF Vllaznia përzgjodhi Rudi Vatën për shkelmimin tradicional të topit të parë nga qëndra. Një moment që ish futbollisti shkodran e përjetoi me emocione për vlerësimin ndaj tij.
Nga ana tjetër, në klubin kuqeblu e konsideruan Vatën si këmbëmbarin e fitores së parë ndaj Kukësit me rezultatin 3-1.
Për javën e dytë të Superiores, Vllaznia luan në transfertë me Erzenin e Shijakut, për të cilën Vata thotë se duhet vlerësuar seriozisht.
Përgjithësisht, për Rudi Vatën, me fitoren dhe lojën që zhvilloi ndaj Kuksit, Vllaznia është në rrugë të mbarë dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë pretendente për trofe.
(Video) Intervisten e plotë me ish futbollistin shkodran, Rudi Vata, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE