Saturday, July 27, 2024

(Video) Ish futbollisti shkodran, Rudi Vata, analizon Vllazninë e fitores me Kukësin dhe pragndeshjen e javës së dytë Erzeni-Vllaznia

Lexo

Në ndeshjen hapëse të kampionatit të Superiores, KF Vllaznia përzgjodhi Rudi Vatën për shkelmimin tradicional të topit të parë nga qëndra. Një moment që ish futbollisti shkodran e përjetoi me emocione për vlerësimin ndaj tij.

Nga ana tjetër, në klubin kuqeblu e konsideruan Vatën si këmbëmbarin e fitores së parë ndaj Kukësit me rezultatin 3-1.

Për javën e dytë të Superiores, Vllaznia luan në transfertë me Erzenin e Shijakut, për të cilën Vata thotë se duhet vlerësuar seriozisht.

Përgjithësisht, për Rudi Vatën, me fitoren dhe lojën që zhvilloi ndaj Kuksit, Vllaznia është në rrugë të mbarë dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë pretendente për trofe.

(Video) Intervisten e plotë me ish futbollistin shkodran, Rudi Vata, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img