Thursday, December 4, 2025

(Video) Java e katërt e Kampionati të futbollit 5×5 Masters Shkodër. Ekipi i Bashkisë Shkodër mund ekipin e Medias. Fitojnë edhe Spitali Rajonal Shkodër, Universiteti “Luigj Gurakuqi” dhe Veteranët e Vllaznisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kampionati i futbollit 5×5 Masters që po zhvillohet në Shkodër nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë Shkodër luajti ndeshjet e javës së katërt.

Një javë ku spikatjen më të madhe e kishte përballja mes ekipeve të Medias Shkodër dhe Bashkisë Shkodër. Dopietat e Kolës, Ndocit dhe një gol tjetër i Nutajt nuk mjaftuan për ekipin e medias, sepse nga krahu tjetër ishin katër golat e Hasanit, tre të Milotit dhe dy të Bekës që regjistruan fitoren e ekipit bashkiak me rezultatin 5 me 9.

Në tre ndeshjet e tjera të javës së katërt ekipi i Spitalit Rajonal Shkodër fitoi me rezultatin 4-3 ndaj ekipit të OSHEE Shkodër, ndërkohë që ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër mundi Shoqatën Rajonale Futbollit Shkodër, 7-6, si dhe Veteranët e Vllaznië mundën Drejtorinë Rajonale të Tatimeve me shifrfat 10 me 7.

Pas javës së katërt, Kampionati i futbollit 5×5 Masters-Shkodër, e kryeson ekipi i Shoqatës Rajonale Futbollit Shkodër me 9 pikë, aq sa ka edhe ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Veteranët e Vllanzisë janë në vendin e tretë me 7 pikë, Bashkia Shkodër dhe Spitali Rajonal Shkodër, në vend të katërt dhe të pestë me nga 6 pikë, për të vijuar me OSHEE Shkodër dhe Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Shkodër me nga 3 pikë, ndërkohë që mbyll renditjen ekipi I Media Shkodër me vetem 1 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshjet e mësipërme, si dhe prononcimet e plota të Rudin Beka(N/Kryetar Bashkia Shkodër), Auron Miloti(Bashkia Shkodër) Alban Hasani(Bashkia Shkodër), Elvin Shala(OSHEE Shkodër), Etfior Pjetrushi(Spitali Rajonal Shkodër”, si dhe Denis Zmijani(Shoqata Rajonale Futbollit Shkodër), mund t’I ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img