Ballina Futboll Femra (Video) Juban Danja, aty ku lindi futbolli i femrave në Shqipëri, sot...

(Video) Juban Danja, aty ku lindi futbolli i femrave në Shqipëri, sot feston 20 vjetorin e krijimit të klubit. Presidenti Ferdinand Jaku, ftesë publike: miq, prindër, ish trajnerë, ish sportiste/a, tifozë dhe dashamirë të klubit, ju presim në spektaklin e orës 18:00

6 shtator 2005-6 shtator 2025, plot 20 vite nga krijimi i ekipit të parë të futbollit në Shqipëri. Aty ku lindi 20 vite më parë, në fshatin Juban të Shkodrës me iniciator Presidentin e sotëm të klubit Juban Danja, pasionantin Ferdinand Jaku, sot ka festë.

“Të dashur, Miq, mikesha, prindër, ish trajnerë, ish sportiste/a, tifozë dhe dashamirë të klubit, jeni të mirëpritur në 20 Vjetorin e krijimit të ekipit Juban Danja Shkodër.

Mirëse të vini!!”, shkruan në postimin e tij të faqes zyrtare të klubit, Presidenti Ferdinand Jaku, duke i bërë njën ftesë publike të gjithëve pa përjashtim të shijojnë prej së afërmi spektaklin e përgatitur me këtë rast, i cili organizohet pranë “Kalçeto Fredi Juban”, aty ku u luajt edhe ndeshja e parë e futbollit trë femrave në Shqipëri.

Me këtë rast, Veriu Sport, i cili e ka pasur në prioritet të tijin promovimin dhe pasqyrimin e vazhdueshëm të aktivitetit sportiv të Juban Danjes në vite, ju fton të ndiqni një emission special kushtuar kësaj dite të shënuar për Juban Danjen, por edhe për tërë sportin shqiptar në tërësi.

(Video) Emisionin special kushtuar Juban Danjes, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu