Saturday, December 21, 2024

(Video) Judo, Kupa e Shqipërisë 2023. Spikat Vllaznia, më e mira me 10 medalje

Lexo

Aktiviteti i radhës dhe i fundit për vitin 2023 për Federatën Shqiptare të Judos ishte Kupa e Shqipërisë, aktivitet ky që u zhvillua në  pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës me pjesëmarrjen e judistëve meshkuj dhe femra të kategorive Senior, Cadet dhe Pre-Cadet.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe i ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Angjelin Dedaj, në përbërje të cilit konkuruan judistë të kategorive të ndryshme . Edhe pse rivaliteti ishte i madh, kur kemi parasysh se krahas judistëve nga ekipet e kampionatit shqiptar, konkuronin edhe xhudistë shqiptar që jetojnë në Europë duke qënë të liçensuar në ekipet e shqiptare, ekipi i Vllaznisë bëri një paraqitje shumë të mirë.

Nga gjiri i ekipit kuqeblu u arritën të fitohen dhjetë medalje, ndër to pesë të vendeve të para janë ari, tre vende të dyta argjëndi si dhe dy të tjera të vendit të tretë, bronzi. Figurën më të mirë sportive nga ekipi i Vllaznisë në kategorinë Senior për meshkuj e kanë bërë  Demian Çuni dhe Markeljan Tanushi, të cilët u shpallën kampion individual duke merituar medaljet e arta në konkurimin e peshave të rënda, përkatësisht, 90 dhe 100 kg.

Me vende të para dhe medalje të artë u nderuan edhe  dy xhudistët e Vllaznisë të kategorisë Cadet, Viktor Marku në peshën 66 kg dhe Ronaldo Toma në peshën 73 kg. Medalja e pesë e artë për ekipin e Vllaznisë i përket xhudistes Krista Kovaçi, konkuruese në peshën 52 kg për kategorinë Cadet femra.

Përformanca në aktivitetin e Kupës së Shqipërisë nga ana e kësaj xhudiste që përgatitet me profesionalizëm nga trajneri Angjelin Dedaj, është spikatur edhe nga gjyqtaria kryesore, e cila ndeshjen finale në mes Krista Kovaçit të Vllaznisë dhe Desara Ndocit të Besëlidhjes në kategorinë 52kg, e vlerësoi si ndeshjen më të fortë dhe më me rivalitet, ballafaqim që për të përcaktuar fituesin shkoi dhe në Golden Score.

Figurë të mirë sportive nga ekipi i Vllaznisë bënë edhe Xhovani Shkoza, Glenis Gjoka, Paulo Zhuri qaë zunë vendet e dyta, si dhe Kristian Gjoni dhe Rafael Marku që u renditën në vendet e treta.

(Video) Pamje nga garat e Kupës së Shqipërisë në Judo-Pallati i sportit “Asllan Rusi”-Tiranë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img