(Video) K. K Futboll vajza-Mbyllet java e 17-të. Vllaznia mposht Apoloninë dhe kryeson renditje, fitojnë edhe Partizani, Gramshi, Tirana e Egnatia

Java e 17-të e kampionatit të vajzave u mbyll mbrëmjen e së hënës me ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës, që përfundoi me fitoren minimale 1-0 për skuadrën kryeqytetase.

Në takimet e tjera të javës, Vllaznia triumfoi ndaj Apolonisë me rezultatin 3-1 në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Egnatia fitoi në transfertë ndaj Lushnjes me shifrat 0-3.

Fitore bindëse regjistruan edhe Partizani dhe Gramshi. Vajzat e kuqe mposhtën Laçin me rezultatin 6-0, ndërsa Gramshi dominoi Kinostudion me shifrat 5-0.

Këtë fundjavë do të luhet java e 18-të dhe e fundit e kampionatit, ku do të përcaktohen katër skuadrat që do të kalojnë në fazën “Final 4”, si edhe ekipi që do të renditet i pari në klasifikim pas përfundimit të sezonit të rregullt.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia-Apolonia, 3-1, si dhe prononcimet e trajnerit kuqeblu Nikolin Leka dhe golashënueses, Esi Lufo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu