Lorik Boshnjaku, është blerja e parë e Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik 2022-2023. Futbollisti në fjalë ka ardhur nga FC Prishtina e kampionatit të Superligës së Kosovës dhe është një njohje e afërt e trajnerit Mirel Josa gjatë kohës që tiranasi i pankinës kuqeblu drejtonte skuadrën prishtinase. Boshnjaku, i cili luan në rolin e mesfushorit të qëndrës pas 7 viteve karriere me FC Prishtina, do të vijojë të jetë pjesë e Vllaznisë për dy sezone me radhë. Ai ka disa ditë që stërvitet me intensitet në gjirin e skuadrës kuqeblu, ndërkohë që sot ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të Klubit të Futbollit Vllaznia.
(Video-Prononcimi i futbollistit të Vllaznisë, Lorik Boshnjaku)