(Video)Shahisti shkodran, Henri Troshani, Medalje e Artë në Kampionatin Europian individual të shkollave-Cetinje 2022

Lexo

- Reklamë -spot_img

Nëntë shahistë nga Shqipëria morën pjesë në Kampionatin Europian individual të shahut për shkollat sipas grupmoshave përkatëse, aktivitet ky i zhvilluar në Cetinje të Malit të Zi. Pjesë e delegacionit sportiv shqiptar ishte edhe shkodrani, Henri Troshani.

Ndonëse tetë vjeçar, duke konkuruar me rivalët e një viti më të mëdhenj, Troshani arriti t’i mposhtë të gjithë kundërshtarët dhe në fund të shpallet fitues i vendit të parë për grupmoshën e tij. Pas kthimit nga aktiviteti, teksa komenton garat në fjalë, trajneri i tij Bernard Leka, vlerëson talentin e shahistit shkodran, Henri Troshani, i cili u nderua me Medaljen e Artë.

Ndërkohë që Henri i përfshirë në emocionet e suksesit, e ka paksa të vështirë të flasë, trajneri Leka flet me optimizëm për të ardhmen e tij duke u shprehur optimist se medalje të tjera, kombëtare dhe ndërkombëtare e presin Henrin në vazhdim.

Sukseset e fundit të Henri Troshanit, por edhe të disa individëve të tjerë, janë një sinjal pozitiv për rikthimin e traditës së sportit të shahut në Shkodër.

(Video-Prononcimi i trajnerit Bernard Leka për suksesin e shahistit të tij Henri Troshani, si dhe pamje nga aktiviteti)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani dhe Bylis, e mbyllin në barazim. Të kuqtë, nuk arrijnë t’i marrin Dinamos vendin e katërt, Bylis mbetet i parafundit

Partizani-Bylis 1-1 Golat:Isgandarli 15'(11-m)/Ferreira 2' Kartonë të verdhë:Sidibe 33',Toma 33',Human 67',Dumbia 74',Bytyci 81',Atanaskoski 88'/Emini 30',Muktar 88' Kartonë i kuq:Ismaili 56' Partizani:Qirko,Murataj(Janjeva 88'),Bytyci(Preka 88'),Sembene,Atanaskoski,Ismaili,Human,Dumbia(Qaka...
- Advertisement -spot_img