Kampionati Botëror i Futbollit për policinë-IPA, i pari i këtij lloji i organizuar për këtë disiplinë që pati startin e tij në Shkodër, është mbyllur me një ceremoni festive të organizuar mbrëmjen e së shtunës në mjediset komode të Velipoja Grand Europa Resort.
Në fakt, kjo ka qënë mbyllja përfundimtare, shoqëruar me një darkë zyrtare, e cila do të mbahet mend gjatë nga të gjithë pjesëmarrësit, pasi krahas shërbimit me pije dhe asortimente të ndryshme, si dhe një spektakli artistik, në skenën e improvizuar pranë sheshit të pishinave të këtij resorti, janë ngjitur me radhë përfaqësuesit e ekipeve më të mira të kampionatit, të cilët janë vlerësuar me dituj dhe dekorata të ndryshme.
Mes tyre, ato që janë pritur me shumë interes nga pjesëmarrësit kanë qënë dekrotata e shpërndara nga Kryetari i Këshillit Qarkut Shkoder, Edmond Ndou, i cili ka dekoruar me “Çertifikatë Falenderimi”, 4 anëtarë të shquar të IPA: Për presidentin e Bordit Ekzekutiv Martin Hofman, Kryetarin e Komisionit socio-kulturor Christos Parginos, si dhe drejtuesit e IPA Rumani dhe Maqedoni e Veriut Mihai Tartareanu dhe Igno Stojkov.
“Në përmbyllje të 4-ditëve të të parit Turne Ndërkombëtar të Futbollit për policinë, që u mbajt në Shkodër, pata kënaqësinë në emër të Këshillit të Qarkut Shkodër të vlerësoja me “Çertifikatë Falenderimi”, 4 anëtarë të shquar të IPA: Për presidentin e Bordit Ekzekutiv Martin Hofman, Kryetarin e Komisionit socio-kulturor Christos Parginos, si dhe drejtuesit e IPA Rumani dhe Maqedoni e Veriut Mihai Tartareanu dhe Igno Stojkov.
Pjesmarrja e tyre nga 23 shtete të ndryshme të botës, ishte një ngjarje e shënuar për qytetin dhe vendin tonë.
Organizimi kryefjalë kishte jo vetëm futbollin, por edhe miqësinë, promovimin e vlerave turistike, kulturore e historike të Shkodrës. Mirënjohje për të gjithë pjesmarrësit dhe organizatorët që zgjodhën Shkodrën për këtë ndalesë të parë, të një turneu që kam bindjen se do të kthehet në një traditë të bukur miqësie e bashkëpunimi të mëtejshëm për policitë e këtyre shteteve!”, tha ndër të tjera, në flalën e tij, kreu I Qarkut Shkodër, Edmond Ndou.
Festa e organizuar në Velipoja Grand Europa Resort ka vijuar për orë të tëra, duke përfshirë vetë pjeëmarrësit e botëritit të futbollit për policinë, në këngë dhe valle artistike.
Ndërkohë, referuar aktivitetit në fjalë, ndeshjet e këtij kampionati janë mbyllur mbrëmjen e së premtes, me dy finalet e mëdha të luajtura në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku për femra fitues u shpall ekipi anglez, ndërsa për meshkuj, fitues është shpallur ekipi I Shqipërisë, me trajner ish atletin kampion dhe rekordmen të Vllaznisë, Ardian Zhuri.
Një kampionat, i pari i këtij lloji për uniformat blu që startin e tij e pati në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër, ku për tre ditë me radhë, mbi 800 pjesëmarrës, përfaqësues të 23 shteteve, konkuruan në dy disiplina, ato për femra dhe për meshkuj.
Pas ndeshjeve finale, po në stadiumin “Loro Boriçi” është zhvilluar ceremonia e shpërndarjes së kupave për fituesit, ku organizatorët kishin ftuar përfaqësues të familjeve të njohura sportive, kollosët e futbollitshqiptar, Rragami, Zhega, Ndoja, Bizi, për të vijuar me familjen e ish kampionit dhe rekordmenit e atletikës Hysni Beqeziqi, që në karrieren e tij sportive ka spikatur shumë edhe si futbollist, ku prezente ka qënë mbesa e tij, deputetja më e re Kuvendit të Shqipërisë, Xhenis Çela, për të vijuar me ish arbitrin e parë të futbollit, Qazim Dervishi, ku prezent ishte djali I tij Astrit Dervishi, mjeku veteran i sportit, Zyhdi Çoba, etj.
(Video) Pamje nga ceremonitë e organizuara në stadiumin “Loro Boriçi” dhe në Velipoja Grand Europa Resort.
Gaspër MARKU