Një super lajm vjen nga Ancona, aty po po zhvillohen finalet e Kampionatit Italian të karatese. Mikela, dje kërkoj të mbrojë titullin e vitit të kaluar dhe ia arriti të triumfoje përsëri këtë vit duke u shpallur kampione apsolute në dy stile të ndryshme, Kata dhe Kumite.
Me shumë emocione u perjetua finalja e kumitese, ku Mikela Skandaj patì përballë një karateiste shumë të fortë me peshe dhe lartësi më të madhe se ajo, por fale talentit që zotëron ajo arrriti të mposhtë me diferencë të vogël pikesh, 4 me 3 kundërshtaren, duke rrembyer medaljen e dyte te arte dhe të 46-tën në karrieren e saj.
Përveç kësaj, juria e Federates Italiane të karatese e shpalli Mikelen si sportisten më të mirë të turneut të ditës së djeshme duke i dhënë mundësinë që sonte ajo të ndeshet me fitueset e të rriturve për çmimin e veçantë Super Champions League, që një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë.
(Video) Pamje nga finalet e Kampionatit Italian të karatese zhvilluar në Ancona.
Gaspër MARKU