Thursday, May 2, 2024

Çmimi “ Urdhri Olimpik” për shkodranin Zef Gjoni. Trajneri i kombëtares së boksit, nderohet nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

Lexo

Një jetë e tërë kushtuar sportit për shkodranin e mirënjohur, Zef Gjoni. Fillimisht spikat si boksier në moshën e rinisë deri sa u mbyll në 1967-tën, për të vijuar më pas me basketbollin ku falë shtatlartësisë së tij është titullar për shumë vite me Vllazninë.

Rihapja e boksit në vitet 90-të, e nxit shkodranin Zef Gjoni t’i bashkangjitet sportit të preferuar të tij, por tashmë si trajner.

Me këtë të fundit, detyrën e trajnerit të Vllaznisë dhe të kombëtares së Shqipërisë është padyshim si trajneri më i suksesshëm, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri. Të gjitha këto, bënë që Komiteti Olimpik Kombëtar Kombëtar Shqiptar ta vlerësojë Zef Gjonin me çmimin e lartë, Urdhri Olimpik.

Nderimi në fjalë iu bë trajnerit Gjoni gjatë zhvillimit të Asamblesë së 28-të të Përgjithshme që KOKSH zhvilloi sot në ambjentet e Hotel “Maritim The Plazza”. Ka qënë vetë Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, i cili ia ka dorëzuar trajnerit Gjoni dekoratën në fjalë në prani edhe të Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli.

Krahas trajnerit shkodran Zef Gjoni, me çmimin “Urdhri Olimpik”, janë nderuar edhe ish mundësi medalist olimpik, Sahit Prizreni, sot President i FSHM, Konals Gjoka që i përket sportit të volejbollit, si dhe gazetari dhe komentatori i mirënjohur sportiv, Vladimir Grillo(pas vdekjes).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img