Butrinti-Luftëtari 3-4(Shënues: Dikson 13′, E. Gjata 15′, Basha 57’/Vucaj 25′, Ziaj 29′, Mërkuri 50′, Diamanti 86′)
Butrinti:Moreno,Basha,S.Ageja,Dikson,E.Gjata,Ajala,Silva(Dauti 69′),Çelo(Sejko 46′),B.Malaj(Bocaj 46′),O.Ageja(Onuh 69′),Agu Trajner:Mariglen Nela
Luftëtari:Barbosa,Glauber,Ramadani,Çulli,Tuni,Vucaj(Dulaj 35′),Th.Puci(S.Puci 88′),Gaba(Mukoj 46′)(Diamanti 59′),Mirani,Ziaj(Ahmetaj 88′),Mërkuri Trajner:Besmir Shabani
Gjyqtarë:Daniel Vrapi(Tiranë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Amarildo Kyçyku(Pogradec),Olsid Ferataj(Patos) Delegat:Maksim Goga(Fier) Vëzhgues:Xhavit Kaçorri(Memaliaj)
Kartonë të verdhë:Basha 20′,Nela 23,37′,Muço 25′,Sejko 91/Ziaj 40′,Th.Puci 43′,Mirani 45′,Glauber 52′,Mërkuri 64′,Barbosa 90+2’
Kartonë të kuq:Nela 37′,Dikson 90+1/Tuni 90+2
Luftëtari fiton një ndeshje të çmendur në Sarandë përballë Butrintit vendas. Ndeshje që i pati të gjitha brenda saj, gola, spektakël kartona dhe që në fund nxorën fituese skuadrën e Luftëtarit.
Në minutat e para ka nga një rast për secilën skuadër por asnjë prej lojtarëve nuk ka shënjestrën e duhur për të gjetur rrugën e rrjetës. Goli i parë i takon Butrintit dhe është lojtari Dikson që përfiton pas krosimit nga këndi të Malaj duke gjetur golin e avantazhit. Pa kaluar dy minuta një aksion i gjatë i skuadrës së Butrintit me dyshen Agu-E.Gjata me këtë të fundit që lëshon një silur të pa kapshme për portierin Barbosa.
2-0 shifrat ende pa u nxehur mirë motorët me lojën që sa vjen dhe ul ritmin e saj me kalimin e minutave. Luftëtari kërkon të gjej golin dhe është futbollisti Vucaj i cili mer përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi dhe gjuan drejtpërdrejtë në portë duke ngushtuar shifrat në 2-1. Pa kaluar katër minuta është sërish Luftëtari që gjen golin e barazimit,një rrëmujë në zonë dhe aty përfiton Ziaj që nuk e ka të vështirë të gjej golin e barazimit.
Pas golit të barazimit ka nervozizëm tek Butrinti aq sa pas disa protestave të vazhdueshme arbitri Vrapi i nxjer kartonin e kuq trajnerit Nela. Në minutën e 34-të është dashur dhe ndërhyrja e autoambulancës pasi pas një përplasje me një lojtarë të Butrintit është Vucaj i cili ngelet i shtrirë në tapetin e stadiumit “Andon Lapa”,pas ndërhyrjes së stafit mjekësor Vucaj niset me urgjencë drejt spitalit rajonal Sarandë.
Pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta 2-2. Pjesa e dytë nis me disa zëvendësime nga trajneri Dhiogjen Muço i cili drejtoi Butrintin pas daljes me karton të kuq të trajnerit Mariglen Nela. Në fillimin e pjesës së dytë loja mer një tjetër ritëm dhe është Mërkuri i cili arrin të kaloj në avantazh skuadrën e Luftëtarit.
Por ndeshja ende nuk ka mbaruar është sërish Butrinti që barazon ndeshjen pas një aksioni nga këndi është E.Gjata që hedh një top në zonë atje ku Basha gjuan saktë me kokë duke mposhtur portierin Barbosa. Loja bie totalisht me të dyja skuadrat që kërkojnë më tepër të mbrohen sesa të shënojnë. Trajneri Shabani bën zëvendësim të dyfishtë nxjer nga loja Mukojn e futur në fillim të pjesës së dytë dhe fut në fushë futbollistin Gersi Diamanti, ky i fundit tregohet mjaftë i saktë pas një aksioni nga krahu i djathtë të Luftëtarit është Diamanti që çon peshë tifozët e pranishëm por dhe stafin teknik të skuadrës së Luftëtarit.
Ka ende minuta lojë dhe në minutat shtesë jan dy futbollistë Glauber i Butrintit dhe Tuni i Luftëtarit që ndëshkohen me karton të kuq. Pas pesë minutave shtesë mbyllet gjithçka në “Andon Lapa” Butrinti-Luftëtari me shifrat 3-4 në favor të Luftëtarit. Kështu Butrinti ndal serinë e rezultateve pozitive ku pas fitores në fushën e Maliqit një javë më parë sot humbet në Sarandë përballë Luftëtarit.
Pas kësaj fitoreje Luftëtari ngjitet në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve pas 7 javësh në krahun tjetër Butrinti me këtë humbje renditet në vendin e pestë në kuotën e 11 pikëve. Ndeshja e radhës e Butrintit është në Memaliaj për skuadrës së Memaliaj dhe Luftëtari do të pres në fushën e vet fqinjët e Delvinës.
(Video) Goli i dytë për Butrintin shënuar nga Gjata në ndeshjen ndaj Luftetarit 3-4.
Fatos LAMAJ