Monday, December 9, 2024

U dorëhoq nga drejtimi i Pogradecit, trajneri Samuel Nikaj, mesazh mirënjohje për klubin, drejtuesit dhe tifozët: Jam krenar që isha pjesë e futbollit Pogradecar, dhe i uroj suksese në vazhdim!

Lexo

Pas ndeshjes Kastrioti-Pogradeci, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë, e cila u mbyll me fitoren e krutanëve me rezultatin 2-0, trajneri shkodran i pogradecarëve deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Ndërkohë, pasditen e sotme, Nikaj, ka përcjellë një mesazh mirënjohje për bashkëpunimin që pati me skuadrën pogradecare.

“Çdo fillim ka dhe një fund. Shpresoj të kem lënë gjurmë në ekipin e Pogradecit, ku për 2 vite e gjysëm kam dhënë maksimumin.
Jam krenar që isha pjesë e futbollit Pogradecar, dhe i uroj suksese në vazhdim.
Falenderoj të gjithë pa përjashtim drejtues, sportista, puntorët, stafin tim dhe lojtarët që kam bashkëpunuar këto vite… RESPEKTE PA FUND”, shkruan trajneri Samuel Nikaj në profilin e tij të rrjetit social FB.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img