Tuesday, December 2, 2025

(Video) KF Shiroka-Klas në qarkullimin e topit. Trajnerët Tatangelo-Mani, trajnim si në Superiore. Ndiqni videon: 21 pasime dhe aksion goli në transfertën e Burrelit

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Shiroka, nuk është një rasti dhe kalimtare në tregun futbollistik shqiptar. Një skuadër e formuar me passion nga ish futbollisti shkodran Ergi Axhani, djali i një çifti sportiv, Hava dhe Fatmir Axhani, i cili siç e ka deklaruar edhe më herët, objektivat e tij janë madhor me këtë skuadër.

Pas  një sezoni të suksesshëm si debutues në Kategorinë e Tretë, KF Shiroka sivjet është pjesë e Kategorisë së Dytë, konkuruese në Grupin A, e cila, edhe pse pa përvojën e duhur, që në start ka dhënë sinjalet e një skuadre simpatike.

Përpos rezultatit, ajo që spikat tek kjo skuadër, është puna profesionale që trajnerët Matias Tatangelo dhe Ardit Mani po bëjnë me futbollistët në aspektin teknik dhe taktik. Dhe, kjo konstatohet qartë edhe në fushën e lojës, ku me qarkullimin e topit, realisht Shiroka të ngjan me një ekip të niveleve të Superiores.

Për ta konkretizuar një gjë të tillë, ju ftojmë të ndiqni videon, e cila është marrë në ndeshjen e fundit Burreli-Shiroka, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ku futbollistët shirokas e qarkullojnë topin dhurojnë spektakël, me 21 pasime duke e shoqëruar me një aksion të rrezikshëm në portën kundërshtare.

(Video)   Pamje nga një fragment i qarkullimit të topit të Shirokës: 21 pasime dhe aksionii në portën kundërshtare.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img