KF Shiroka-Naftetari. 1-0(Shenues: Elidon Dukaj 36′
KF Shiroka nuk din te ndalet. Futbollistët e drejtuar nga Tatangelo dhe Mani, kane realizuar fitoren e trete radhazi. Pas Adriatik ne transferet dhe Veleçikut ne shtëpi, pasditen e se shtunes kane mundur edhe Naftetarin.
Ndeshja e luajtur ne stadiumin “Reshit Rudi” ka pasur vetem nje gol ate te realizuar ne porten e Naftetarit me autor Elidon Dukaj ne minutën e 36-te. Pjesa e pare e kësaj ndeshje ishte mbyllur me avantazhin minimal te shirokasve, nderkohe qe edhe 45 minutat e dyta jane shoqëruar me dominimin e KF Shiroka.
Nga ana tjeter edhe Naftetari ka vete perpjekjet e duhura per te gjetur te pakten nje gol barazimi, por pa mundur t’ia arrije qëllimit.
Keshtu, ndonëse me nje rezultat minimal,1-0, e gjithe ndeshja eshte mbyllur me fitoren e merituar te KF Shiroka.
Fitore kjo qe e mban ne vendin e dyte te tabeses se klasikimit duke e konfirmuar ate si nje nga skuadrat me ne forme te keti fillim sezoni per Kategorine e Dyte, grupi A.
(Video) Pamje nga ndeshja, Shiroka-Naftetari 1-0, dhe prononcimet e trajnerit Matias Tatangelo dhe kapitenit te Naftetarit Azis Pepa, mund t’i ndiqni ne kanalin tone zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gasper MARKU



