(Video) KF Shiroka sfidon Erzenin në duelin Play-Off. Vendos dopieta e Gabriel Olamide. Pengesa e radhës drejt Kategorisë së Parë, është Sopoti

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Shiroka-Erzeni 2-1(Shënues: Gabriel Olamide 36’, 87’/Erjon Dragoj 45’)

Ndonëse nuk arriti të realizojë objektivin e kalimit në Kategorinë e Parë, si e para e grupit A, një gjë të tillë KF Shiroka do ta kërkojë përmes ndeshjeve të fazës Play-Off.

Në sfidën e parë të kësaj faze, shorti e vuri përballë ekipit të Erzenit të Shijakut, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Një ndeshje kjo që prezantoi në pankinë trajnerin e ri Pablo Rios Freire, i cili duke pasur pranë edhe kolegun Ardit Mani, i cili gjatë të gjithë sezonit ka qënë boshti i stafit teknik, arriti ta dirigjoi skuadrën drejt një fitoreje të merituar.

Shifrat e rezultatit 2 me 1 të krijojnë përshtypjen e një fitoreje të vështirë nga ana e Shirokës, por për hirë të së vertetës, referuar edhe kronikës së lojës, Shiroka ishte dominuese absolute e krejt takimit dhe me pak kujdes, përpos dopietes së Gabriel Olamide, shifrat e fitores mund të kishin qënë edhe më thella.

Me këtë fitore, Shiroka hedh hapin e parë drejt kualifikimit në Kategorinë e Parë, ku pengesa e radhës është Sopoti i Librazhdit, i cili nga ana e tij eleminoi Tërbunin e Pukës në përballjen tjetër Pla-Off të grupit A duke e mundur me rezultatin 3-1.

(Video) Pamje  nga ndeshja Shiroka-Erzeni 2-1 si dhe prononcimin e plotë të trajnerit Pablo Rios Freire, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img