Monday, September 16, 2024

(Video) KF Vllaznia, zyrtarizon stafin e ri të Akademisë. Shtubina, Plori, Pirani, Maçarovi, Kola, Shytani, Nimani, shprehin emocionet e detyrës së re

Lexo

Akademia e Futbollit Vllaznia do të përfaqësohet në sezonin futbollistik 2024-2025 me një staf të ri teknik. Disa prej emrave të tyre janë lakuar edhe më herët, por tashmë ka ardhur zyrtarizimi i emrave të tyre, madje KF Vllaznia ka parapëlqyer t’i prezantojë përmes vidioklipeve ku trajnerët përkatës kanë shprehur emocionet e tyre.

Stafi i ri i Akademisë së Futbollit Vllaznia nis që me ëmërimin e drejtorit Alban Hasani, për të vijuar me kordinatorin teknik të Akademisë Vllaznia, Ndriçim Shtubina, për të vijuar me trajnerin e Vllaznisë U19, Elvis Plori, i cili do të ketë përkrah si ndihmëstrajner, Ylad Pirani.

Malvin Maçarovi është emëruar në cilësinë e trajnerit të Vllaznisë U18, në krah të të ciit si zëvendëstrajner do të jetë Gjon Kola. Në krye të skuadrës Vllaznia U17 këtë sezon futbollistik është emëruar Arbër Shytani, me të cilin do të bashkënojë edhe Valdano Nimani në pozicionin e zëvendëstrajnerit.

Nga sa bëhet e ditur, gjatë ditëve në vazhdim do të prezantohen zyrtarisht edhe emrat e trajnerëve të ekipeve zinxhir të Akademisë Vllaznia me grupmoshat më të vogla, duke filluar nga U9 dhe deri tek U15-ta.

Në videot që shoqërojnë shkrimin keni mundësinë të ndiqni emocionet e para që shprehin trajnerët përkatës pas marrjes së detyrës përkatëse.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img