Thursday, July 18, 2024

36 trajnerë të rinj diplomohen në kursin e UEFA A, edicioni i 21-të i organizuar nga FSHF. Mes tyre edhe 5 nga kuqeblu: Gjini, Borshi, Legata, Lari, dhe Bicaj

Lexo

Ka përfunduar me sukses një tjetër edicion i kursit UEFA A, i 21-të që organizohet nga FSHF në vendin tonë. Kursi për licencën e trajnerit UEFA A nisi më datë 15 janar të këtij viti dhe u zhvillua i ndarë në 6 periudha, ndërsa në përfundim u diplomuan 36 trajnerë të rinj.

Kursi u udhëhoq nga specialistët e sektorit të edukimit në FSHF, ndërsa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u organizua edhe ceremonia e diplomimit për 36 trajnerët e rinj.

Në edicionin e 21-të të këtij kursi morën pjesë emra të njohur të futbollit shqiptar, mes të ciloëve ishin edhe pesë përfasqësues nga Shkodra: Luçie Gjini, futbolliste dhe trajnere e kampione e Vllaznisë, Ergi Borshi Zv.Trajner i Vllaznise në ekipin e parë, Elis Legata trajner i Atletik Club Shkodra dhe i kombëtares femra, Donaldo Lari, ZV. Trajner i Tërbunit dhe Ditmar Bicaj, ish futbollistii Vllaznise, aktualisht trajner i KF Burreli në kategorinë e parë të futbollit shqiptar.

Kursi për licencimin e trajnerëve për nivelin A është mjaft i rëndësishëm, pasi është një licencë që e zotërojnë të gjithë zëvendës-trajnerët e Kategorisë Superiore, teksa është e detyrueshme për të gjithë trajnerët e ekipeve të para dhe skuadrave U-21, U-19, e kështu me radhë në futbollin profesionist.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img