Wednesday, September 3, 2025

(Video) Kledi Dibra, i kënaqur që është pjesë e KF Shiroka: Presidenti Axhani ka bërë merkato të spikatur, objektivi Kategoria e Dytë!

Lexo

Kledi Dibrën, shtatlartin e prapavijës, sezoni futbollistik 2025-2026 e gjen në një klub të ri, siç është ai i Klubi i Futbollit Shiroka. Pasi ka lënë pas një karrierë të pasur, ku krahas Vllaznisë në fillimet e tij, për rreth 15 vite kontribuou si kapiten i Besëlidhjes së Lezhës, tashmë pranoi ofertën e presidentit Ergi Axhani për të luajtur me falenën e Shirokës.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Kledi Dibra, shprehet i kënaqur që këtë sezon do të luajë në radhët e këtij klubi, për të cilin thotë se dallon seriozitet maksimal në të gjitha hallkat e tij, duke nisur nga presidenti Ergi Axhani dhe për të vijuar me trajnerin e ri Ardit Mani në krye që këtë sezon ka marrë drejtimin e skuadrës.

Sipas Dibrës, me mbështetjen e vazhdueshme të presidentit Axhani, skuadra është formatuar në mënyrën më të mirë duke qënë gati për startin e kampionatit, ku përkrah tij kanë firmosur edhe emra të tjerë me përvojë në Superiore, si Vucaj, Beci, Ruqi, etj.

Bazuar në grupin cilësor, ku krahas futbollistëve shkodranë bëjnë pjesë edhe një kontigjentit ë huajve, Dibra është besim plotë që KF Shiroka i ka të gjitha mundësitë për të realizuar objektivin e kualifikimit në Kategorinë e Dytë.

Në fund, Dibra, flet edhe për Besëlidhjen, ku lajmet më të fundit bëjnë të ditur një riorganizim total të klubit lezhjan. Sipas tij, presidenti i mëparshëm Gjok Ndoka, ka bërë shumë për Besëlidhjen, por ndërkohë ardhja e presidentit të ri Pjerin Fushaj si dhe trajnerit Elvis Plori, do t’i japin një pamje tjetër kësaj skuadre.

(Video) Prononcimin e plotë të futbollistit të KF Shiroka, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img