Vllaznia e futbollit femra, luan sot ndeshjen e dytë të Turit të Parë të “UEFA Ëomen’s Europa Cup” duke u ballafaquar me nënkampionen e Ukrainës, “KOLOS KOVALIVKA”.
Sfida në fjalë do të luhet pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00. Skuadra kuqeblu është udhëtuese në këtë ndeshje, pasi përballja e parë mes këtyre dy skuarave është luajtur po në “Loro Boriçi” duke u fituar nga Vllaznia me rezultatin 2-0.
Luajtja edhe e ndeshjes së dytë në Shkodër është bërë me kërkesë të skuadrës mysafire, duke pasur parasysh situatën e luftës që vazhdon të jetë në Ukrainë, dhe me mirëkuptim dypalësh UEFA ka miratuar luajtjen edhe të ndeshjes së dytë në “Loro Boriçi”.
Me dy golat e shënuar nga Teresa Deda dhe Megi Doçi në ndeshjen e parë, 2-0, Vllaznia është më pranë kualifikimit në Turin e Dytë të “UEFA Ëomen’s Europa Cup”.
Një gjë të tillë e pranuan edhe trajneri Nikolin Leka, kapitenia Megi Doçi dhe qëndërmrojtësja nga Kosova, Arbiona Bajraktari, gjatë konferencës për shtyp dhënë dje në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, por ndërkohë pohuan se skuadra është e mobilizuar për të shkuar në Turin e Dytë me një fitore tjetër edhe të ndeshjes së sotme.
(Video) Prononcimet e plota të trajnerit Nikolin Leka, kapitenes Megi Doçi dhe Arbiona Bajraktari, gjatë konferencës për shtyp të ditës së djeshme.