Ashtu siç ishte planifikuar dhe në fakt ditën e djeshme e publikoi edhe Veriu Sport, sot në qytetin e Shkodrës ka qënë i pranishëm duke zhvilluar mbledhjen e paralajmëruar me kryebashkiakët e vendit tonë, të majtë dhe të djathtë, si dhe një pjesë të qeverisë shqiptare.
Por, krahas takimit në fjalë, kreu i qeverisë që më herët ka qënë edhe basketbollist i Dinamos dhe kombëtares së Shqipërisë, ka gjetur kohë të takojë ekipin e futbollit Vllaznia. I shoqaëruar nga ana e presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi, kryeministri ka shkuar në dhomat e zhveshjes së Vllaznisë aty ku shkëmbyer batuta me kapitenin Bekim Balaj, mesfushorin Ardit Krymi dhe pjesëtarë të tjerë të skuadrës shkodrane.
Në emër të KF Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama dy fanela me uniformën kuqeblu, ku njëra prej tyre ishte e personalizuar me numrin 1.
Në vijim, së bashku edhe me kryebashkiakun shkodran, Benet Beci dhe presidentitn kuqeblu Alban Xhaferi, kreu i qeverisë Edi Rama ka inspektuar mjediset e stadiumit, brenda dhe jashtë tij duke diskutuar për projektin e ri të sistemimit të zonës në fjalë në shërbim të komunitetit.
“Shkodër – Stadiumi “Loro Boriçi” ku pas një braktisjeje të frikshme rrënuese të investimit madhor që u bë për Shkodrën dhe Kombëtaren, ka rinisur puna për ta rikthyer në jetë si një qendër aktivitetesh të ndryshme në shtatë ditë të javës, të lidhur me projektin e rilindjes së zonës tradicionale të Zdrales”, shkruan kryeministri Rama në një postim të publikuar në rrjetet sociale.
(Video) Kreministri Edi Rama takohet me ekipin e futbollit Vllaznia dhe inspekton mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.