Në vazhdën e nderimit të figurave sportive të Shkodrës, Zyra Rajonale e Futbollit Shkodër organizon një aktivitet kushtuar ish futbollistit të viteve 60-të, Mehdi Milla, i cili në vazhdim shërbeu për disa vite edhe si drejtues i sportit në Shkodër. Janë mbi 200 fëmijë futbollistë, pjesëtar të 40 ekipeve të grupmoshave, U-9, U-11, U-13 dhe U-15 që po zhvillojnë ndeshjet e tyre në Kompleksin Sportiv “Zmijani” në kuadrin e Kupës së vënë me emrin e figurës së njohur futbollisitke, “Mehdi Milla”.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, përgjegjësi i Zyrës Rajonale të Futbollit në Shkodër, Hysen Zmijani, vlerëson masivitetin, por edhe cilësinë e perspektives që po shfaqin sportistët e vegjël.
Kupa “Mehdi Milla”, e organizuar në disa grupmosha është në fazën e ndeshjeve në grupe, për të kaluar shumë shpejt në fazën finale ku do të shpallen fituesit.
(Video: Intervista me përgjegjësin e Zyrës Rajonale të Futbollit në Shkodër, Hysen Zmijani)