Saturday, May 18, 2024

Mbyllet pjesa e parë Kastrioti-Dinamo

Lexo

Dinamo po përballet me Kastriotin në sfidën që ka nisur në orën 14:45 në “Elbasan Arena”, në atë që pritet të jetë një përballje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat.

“Blutë” e kryeqytetit kanë pasur një ecuri shumë negative në javët e fundit dhe renditet në vend të nëntë me vetëm 23 pikë të grumbulluara, duke rrezikuar seriozisht rënien nga Superiorja, vetëm një vit pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Skuadrës që tashmë drejtohet nga trajneri italian Rodolfo Vanoli, i duhen sa më shumë pikë dhe kjo duket shumë e vështirë në këtë moment, por matematikisht është ende në lojë.

Nga ana tjetër krutanët që qëndrojnë në vend të tetë me 31 pikë, po aq sa Egnatia e vendit të shtatë, por me një takim më pak, po ashtu janë në kërkim të pikëve që të shpëtojnë nga zona e rrezikut. Ekipi i trajnerit Çela ka pasur ecuri pozitive së fundmi, ndërsa të takimin re raundit të 27-të fitoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-2 në transfertë.

Trajnerët Vanoli dhe Çela kanë zgjedhur formacionet dhe te Dinamo vihet re rikthimi i portierit 17-vjeçar Simon Simoni, i cili ishte jashtë fushës së blertë që nga ndeshja e kombëtares U-21 kundër Anglisë, ku mbeti i dëmtuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img