(Video) Kuqeblutë, përkushtim maksimal në proçesin stërvitor për sfidën e javës së 31-të, Egnatia-Vllaznia. Të enjten, ora 20:00, në “Arena Egnatia”

Egnatia-Vllaznia, është ndeshja kryesore e javës së 31-të të Superiores, dy skuadra që rivalizojnë denjësisht për titullin kampion.  Për kuqeblutë, të cilët vijnë pas kritikave të shumta të humbjes në shtëpi me Skënderbeun, kjo sfide është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të bërë autokritikën e duhur, por edhe për të marrë pikët e plota, të cilët i vlejnë për tu pozicionuar në dy vendet e para të renditjes.

Në pritje të këtij ballafaqimi, kuqeblutë kanë konsumuar një program të ngjeshur stërvitor, qoftë në aspektin fizik, por edhe atë taktiko-teknik.

Veriu Sport, ndoqi nga afër seancën stërvitore të ditës së hënë, të cilat edhe pse në pjesën më të madhe nën reshjet e shiut, tapeti me bar artificial i stadiumit “Reshit Rusi” i jepte mundësi trajnerit Tomas Brdariç të konsumonte në mënyrën më të mirë ushtrimet e planifikuara.

Një seancë që, ashtu si edhe të tjerat e ditëve të fundit është shoqëruar me mungesa të, si portjeri Aron Jukaj dhe sulmuesi Kevin Dodaj, të cilët janë pjesë e ekipit kombëtar U21, por që për ndeshjen ndaj Egnatias pritet të jenë në dispozicion të trajnerit Brdariç. Ndërkohë që portjeri Kristi Qarri, edhe pse pati një rikthim të pjesshëm në stërvitje,vazhdon të mungojë prej shumë javësh si rezultat i një dëmtimi serioz që mund ta mbajë edhe më gjatë larg skuadrës.

Në kushtet e mungesës së dy portjerëve të parë, Qarrit dhe Jukajt, trajneri i portjerëve kuqeblu Ideal Lekiqi, është parë të përkushtohet në përgatitjen e tre portjerëve të rinj, Rezart Bunjaj portieri i tretë i ekipit të parë, Endri Lujkaj portieri i ekipit U-19 edhe 16 vjeçari Alevio Ndoj.

Por, nga ana tjetër, ka edhe lajme pozitive për trajnerin Tomas Brdariç, siç është rikthimi në skuadër i mbrojtësit Flori Spahia. 22 vjeçari që aktivizohet në krahun e majtë të prapavijës, por edhe në qëndër, është konsideruar një futbollist i perspektives, por fati i keq i dëmtimeve e ka lënë larg skuadrës. Me rikthimin e tij, ku gjendja dhe forma e tij sportive duket optimale, kuqeblutë pritet të kenë një siguri më shumë në prapavijë.

Deri në përballjen e së enjtes, takim i cili do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” duke filluar nga ora 20:00, përpos seancës të së martës, kuqeblutë kanë në dispocion edhe një seancë tjetër të së mërkurës, e fundit përpara nisjes drejt Rrogozhinës.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e Vllaznisë, drejtuar nga tekniku Tomas Brdariç, të hënën e 24 marsit, në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu