Sunday, November 24, 2024

(Video) Kursi i Mjekësisë Sportive, Dr. Dritan Todhe: FSHF ka arritur nivele europiane në organizimin e kurseve

Lexo

Edicioni i tretë i Kursit të Mjekësisë Sportive që ngriti siparin në janarin e këtij viti po vijon sipas programit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Lektorët kryesorë janë dy përfaqësuesit e Departamentit të Mjekësisë Sportive, Gianluca Stesina e Ilvi Begolli. Ndërkohë gjatë kursit janë të ftuar lektorë të ndryshëm me një përvojë të pasur në fushën e Mjekësisë Sportive.

Në leksionin e fundit me temë “Trajtimi kirurgjikal i patologjive të gjurit” ishte i ftuar Kirurgu ortoped, Dr. Dritan Todhe, i cili ndau me pjesëmarrësit eksperiencën e tij të vyer në fushën e Mjekësisë Sportive.

Doktori i njohur në një prononcim për fshf.org tha se në vitet e fundit ka spikatur organizimi i kurseve pranë FSHF- së që sipas tij ndikon drejtpërdrejtë në kualifikimin më të mirë të personelit të mjekësisë sportive.

“Jam Dritan Todhe, Kirurg ortoped prej 20 vjetësh. Merrem me Mjekësinë Sportive, konkretisht me kirurgjinë e gjurit dhe të shpatullës prej mbi 10-15 vjetësh. Mundohem të jap kontributin tim modest edhe në bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit, sidomos në vitet e fundit ku ka spikatur organizimi i kurseve të Mjekësisë Sportive dhe trajnerëve të UEFA PRO, UEFA A dhe UEFA B, të cilët japin kontributin e tyre në kualifikimin gjithmonë e më të mirë të stafeve tona mjekësore dhe jo mjekësore, sportive drejt përmirësimit të cilësive të sportit dhe kualiteteve mjekësore që ne kemi.

Unë merrem kryesisht me kirurgjinë e meniskut, ligamenteve, kërceve të gjurit, traumat sportive dhe jo sportive, dëmtimet e supit, daljet e tyre nga vendi, të gjitha patologjitë që lidhen me sportin. Sigurisht edhe me patologjitë e dëmtimeve muskulare dhe jo muskulare të cilat ndikojnë dhe janë të spikatura sot në temat e Mjekësisë Sportive dhe kualifikimet e mjekëve dhe fizioterapistëve sportive”- tha fillimisht Doktor Todhe.

Më tej, ai foli për temat që do të diskutohen gjatë leksionit dhe theksoi se niveli i organizimit të kurseve është i njëjtë me atë europian.

“Si edhe në vitet më përpara edhe këtë vit bashkëpunimi me FSHF-në vazhdon. Sot jemi bërë gati për të folur për trajtimin kirurgjikal të patologjive të gjurit, në të cilat do të flitet për parandalimin e traumave të gjurit, për trajtimin e tyre të emergjencës dhe për trajtimin e tyre definitiv të një cilësie të lartë sportive. Niveli i organizimeve të kursit është gjithmonë e më i lartë, padyshim kemi arritur nivele europiane, jo vetëm në organizim por edhe cilësia e temave këtu është gjithmonë e më e lartë dhe përgatitja e fizioterapistëve dhe mjekëve sportiv është e niveleve europiane” – përfundoi prononcimin e tij Dr. Dritan Todhe.

(Video) Prononcimi i mjekut kirurg ortoped, Dr. Dritan Todhe, në Kursin e Mjekësisë Sportive-FSHF

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img