(Video) Lajmi i fundit-Tajlandë / Shkodrani Rikard Lekaj, shpallet Kampion Bote në Kickbox

Një lajm i mirë vjen nga Tajlanda, atje ku po zhvillohet Kupa e Botës në Kik Boxe. Shkodrani Rikard Lekaj, është shpallur kampion bote në peshën 75 kg.

I shoqëruar nga trajneri i tij dhe njëkohësisht edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Kik dhe Tai Boksit, bashkëqytetari i tij shkodran Arbis Vjerdha, Lekaj ka bërë një përfaqësim tejet dinjitoz në këtë aktivitet, ku nga katër ndeshje të zhvilluara ka dalë fitues në të katra, gjë që i ka sjellë fitimin e Medaljes së Artë në peshën deri në 75 k5 kg.

Emocionet për Rikard Lekajn janë shoqëruar më pas teksa ngjitej në podium si fitues i Medaljes së Artë, aty ku gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve për tre fituesit e kësaj peshe, flamuri shqiptar ka qënë në krye, duke bërë krenar Riikardin dhe trajnerin e tij Arbis Vjerdhja.

Dyshja shkodrane në fjalë, Rikard Lekaj-Arbis Vjerdhja, nuk është e panjohur për opinionin sportiv, pasi bashkëpunimi i tyre prej shumë vitesh ka prodhuar shumë suksese, jo vetëm në aktivitetet kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare, siç ishte edhe ai i zhvilluar në qershorin e vitit të kaluar në Bosnje, ku Rikard Lekaj u shpall kampion Europe në peshën deri në 71 kg.

(Video) Pamje nga ceremonia e dorëzimit të Medaljes së Artë në peshën 75 kg, për shkodranin Rikard Lekaj në Kupën e Botës zhvilluar në Tajlandë.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu