Sunday, December 22, 2024

(Video) Lamtumirë kampion! Homazhe në hollin e Prefekturës Shkodër për ish kampionin e boksit, Viktor Martini. Boksierët flasin me respekt për figurën e profesorit të tyre

Lexo

Sportit shkodran po i ikin një nga një figurat e njohur të sportit. I fundit është Viktor Martini, një ish kampion i boksit me Vllazninë dhe ekipin kombëtar në vitet 60-70, i ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 80-të vjeçare.

Në homazhet e organizuara mesditen e sotme në hollin e Prefekturës së Shkodrës, figurën e ish kampionit Viktor Martini e kanë nderuar, pjesëtarë të komunitetit të Shkodrës, mes të cilëve edhe shumë sportdashës të boksit, përfaqësues nga institucionet vendore, nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, shoqata e boksit etj.

Për figurën e ish boksierit kampion, Viktor Martini kanë folur me respekt pjesëtarët e komunitetit të sportit të boksit dhe Bashkisë Shkodër, ndërkohë i cili në emër të familjes Martini , ish futbollisti dhe trajneri i futbollit, Edi Martini, përcjell falenderimet për respektin e treguar ndaj xhaxhait të tij.

Në karrieren e tij sportive, Viktor Martini është shpallur dy herë radhazi kampion i Shqipërisë në vitit 1961, 1962, ndërkohë që pas pezullimit disa vjeçar të sportit të boksit, me rihapjen e tij në vitet 90-të, ka vijuar të shërbejë si trajner dhe arbitër boksi.

Lamtumirë kampion, pushofsh në paqe!

(Video) Homazhet e organizuara në hollin e Prefekturës Shkodër në nderim të ish kampionit të boksit, Viktor Martini, ndarë nga jeta në moshën 80-të vjeçare.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img