Vllaznia e futbollit femra ka lënë pas eleminimin nga Liga e Kampioneve të Europës dhe tashmë është përqëndruar në përgatitjet për Kampionatin Kombëtar të Superligës. Pas largimit me konsensus të ish trajnerit Haris Lika, skuadra kuqeblu po stërvitet nga drejtori teknik Nikolin Leka dhe trajneri i portjerëve, Fabiol Rexhepi
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Leka flet për situatën në skuadër pas eleminimit të skuadrës kuqeblu nga Liga e Kampioneve të Europës në futboll femra.
Akoma nuk është e qartë, nëse Nikolin Leka do të marrë zyrtarisht detyrën e trajnerit të Vllaznisë, sepse më herët, presidenti i Vllaznisë në futboll femra, Lazër Matija është shprehur se pas largimit të Haris Likës po shikohet mundësia egjetjes së një trajneri tjetër.
(Video) Intervistën e plotë me drejtorin teknik Nikolin Leka, tashmë edhe në rolin e trajnerit pas largimit të Haris Likës, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE)