Saturday, January 17, 2026

(Video) “Legjendat Flasin” nis me Taulant Xhakën. Ish-mesfushori i Kombëtares: Fanella kuqezi, nder dhe krenari

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit hap një kapitull të ri komunikimi me publikun, duke sjellë në qendër të vëmendjes zërat që kanë shkruar historinë e fanellës kuqezi. Duke nisur nga kjo e shtunë, FSHF prezanton rubrikën e re “Legjendat Flasin”, një seri ekskluzive rrëfimesh nga ish-futbollistë që kanë nderuar Shqipërinë në momentet më të forta të saj.

I ftuari i parë nuk mund të ishte askush tjetër veçse ish-mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka. Një emër i lidhur fort me karakterin, shpirtin luftarak dhe identitetin e Kombëtares. Nga debutimi historik kundër Portugalisë, te emocionet që zgjon sot fanella kuqezi, analiza për Kombëtaren aktuale, besimi te play-off-et dhe mesazhi i drejtpërdrejtë për tifozët, Xhaka flet pa filtra dhe me zemër.

Një rrëfim për fanellën, përgjegjësinë dhe krenarinë për të përfaqësuar Shqipërinë.

  Kombëtarja e Taulantit

 – Taulant, kur e shikon sot fanellën kuqezi. Çfare ndjen realisht? Jo si futbollist, por si njeri.

Jam fans i Shqipërisë, i skuadrës. Nder dhe besoj që është fanella më e bukur në botë.

– A ka debutim më të bukur se ai i yti, kundër Portugalisë me fitore? Si e kujton atë ndeshje, na i përshkruan dot emocionet?

Me shumë emocione, ka qenë debutimi im me Kombëtaren me fitore. Ka qenë si ëndërr, nuk e kam kuptuar shumë por pas fitores, e kam kuptuar dhe e gjithë familja ka qenë krenare me mua.

– A ke një moment me Kombëtaren që nuk e ke treguar kurrë?

Jo nuk ka pasur momente specifike. Të lumtura kam pasur shumë ,të trishtuar për ndeshjen kundër Serbisë.

– Ti ke qenë gjithmonë një lojtar i karakterit të fortë. Çfare sakrifice personale ke bërë për Kombëtaren që pak e dinë?

S’kam bërë sakrifica të madhe por gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Kisha vdekur për këtë fanellë.

– Çfarë do të thotë për ty të mbash peshën e përgjegjësisë në fushë, sidomos në ndeshje vendimtare?

Normal që ke përgjegjësi shumë, duhet të jesh lider dhe duhet t’i mbash lojtarët e rinj afër vetes.

Kombëtarja aktuale dhe play-off-i

– Si e sheh Kombëtaren sot, krahasuar me vitet kur ti ishe pjesë aktive e saj?

Kanë ecur shumë përpara. Janë lojtarë shumë të rinj, me shumë talent. Është shumë më mirë tani se përpara.

– A shikon ndonjë lojtar të Kombëtares aktuale që ju ngjan juve?

Qazim Laçi. Ka edhe numrin tim, 14 siç e kam pasur unë kur kam qenë pjesë e Kombëtares.

– A mendon se ky grup ka mentalitetin e duhur për të përballuar presionin e play-off-eve?

Po absolutisht. Çdo lojtar luan në ekipet e tyre, kanë kualitet. Besoj që mund t’ia dalin.

 Tifozët  

– Sa e rëndësishme është mbështetja e tifozëve shqiptarë në momente kyçe dhe çfare mesazhi ke për ta sot?

Tifozët janë shumë të rëndësishëm se na kanë përkrahur gjithmonë. Janë lojtari i 12-të për ne.

Mesazhet e Taulantit

– Taulant Xhaka në një fjali për Shqipërinë dhe fanellën kuqezi.

Është nder dhe krenari.

– Nëse sot do ishe në dhomën e zhveshjes para ndeshjes së parë kundër Polonisë në fazën play-off, çfarë do t’i thoje ekipit?

Jepni maksimumin. Luani si gjithmonë me zemër dhe fitorja vjen automatikisht.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img