Për Vllazninë e volejbollit meshkuj, Liga “Gjergj Kastrioti” e organizuar në bashkëpunim të dy federative sportive, Shqipëri-Kosovë, ka nisur në mënyrën më të mirë.
Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, dy ndeshjet e para në grupin A i luajtën në transfertën kosovare duke dalë fituese në të dyja përballjet.
Fillimisht mundën Skënderbeun dhe më pas edhe Ferizaj, me të njëjtin rezultat 1-3 duke u pozicionuar si kryesuese e grupit.
Ndërkohë, për ndeshjen e tretë në grup, kalendari e ka vënë të përballet me Partizanin e Tiranës, ndeshje që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kapiteni i Vllaznisë Nikolin Qafarena bën të ditur se skuadra kuqeblu po kalon një formë të mirë sportive duke u shprehur optimist për fitoren e këtij kompeticioni.
(Video) Prononcimin e plotë të kapitenit të Vllaznisë në volejboll meshkuj, Nikolin Qafarena, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.



