(Video) Liga Unike Basket Meshkuj. Vllaznia mund Sigal Prishtina 88-57. Spikat Maurice Walton me 29 të shënuara

Vllaznia-Sigal Prishtina 88-57(20-8, 22-13, 25-18, 21-18)

Pasi ka mbyllur kompeticionin e Kupës së Shqipërisë si finalist përballë ekipit të Besëlidhjes që e fitoi këtë trofe, Vllaznia e basketbollit meshkuj vazhdon konkurimin në dy kompeticione të tjera, ai kombëtar me Superligën e basketbollit shqiptar si dhe Ligën Unike, kompeticion ky zhvillohet mes dy fedaratave të basketbollit, Shqipëri-Kosovë.

Në kuadrin e kësaj lige, mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës u zhvillua ndeshja, Vllaznia-Sigal Prishtina. Një ndeshje kjo që u dominua plotësisht nga ekipi kuqeblu, i cili duke fituar të katër periodat e mbylli gjithë takimin me rezultatin 88-57 në favor të tij.

Një fitore kjo që erdhi përballë një emri potent të basketbollit kosovar si Sigal Prishtina, por që duke qënë se e ka siguruar kualifikimin në grup kishte ardhur me element të ri në Shkodër, gjë që e pranoi pas ndeshjes edhe vetë trajneri i Vllaznisë Eni Llazani.

Me skuadrën Sigal Prishtina kishte udhëtuar në Shkodër edhe basketbollisti i mirënjohur shkodran Daniel Lekndreaj, i cili  prej disa vitesh luan në Kosovë. Ai u shfaq në lojë në dhjetëminutëshin e fundit, thjeshte për provuar emocionet e kësaj fushe ku ai është rritur si basketbollist, por që në prononcimin e tij të pasndeshjes tha, se për të Vllaznia është një dere hapur për të me një rikthim të mundshëm në ekipin kuqeblu.

Sa për statistikë, basketbollisti më i mirë i kësaj ndeshje është shpallur amertikani i Vllaznisë Maurice Walton me 29 pikë të shënuara.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Sigal Prishtina në basket meshkuj, si dhe prononcimet pas ndeshjes të trajnerit kuqeblu, Eni Llazani dhe shkodranit të Sigal Prishtinës, Daniel Lekndreaj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu