Saturday, November 23, 2024

(Video) Lojërat Olimpike “Tokio 2020”-Shkodrani Erkand Qerimaj, vendi i nëntë në Olimpiadë

Lexo

Peshëngritësi shqiptar ish-kampion Europe në garimin e tij të Lojërave Olimpike “Tokio 2020″ bëri një përfaqësim dinjitoz duke u renditur mes më të mirëve në botë. Një arritje e përmirësuar me 4 vende krahasuar me Pekin 2008. Në kategorinë 81 kg ku garoi me 3 rivalë të tjerë të baterisë B nuk dështoi në asnjë nga tre provat e shkëputjes. Fillimisht ai ngriti 151 kg e më pas kaloi me sukses edhe provat në 155 dhe 157 duke u renditur në krye të baterisë por në fund llogaritë e zhvendosën në vendin e 11 të klasifikimit të shkëputjes.

Për shkodranin gjërat nuk rrodhën vaj në shtytje pasi ai hasi shumë vështirësi. Edhe pse fillimisht kërkoi 181 dhe e kaloi me sukses këtë peshë, më pas në 185, si dhe në vijim në provën e fundit me 187, nuk arriti ta fiksonte shtangën.

 

Me 338 kg në total, Qerimaj barazoi rezultatin e arritur në Botërorin e vitit 2011 në Paris por në atë kohë ai garonte në kategorinë 77 kg. Ky është një rekord për peshëngritësin shqiptar në këtë kategori pasi në 81 ai nuk ka arritur të ngrejë më shumë se 332 kg. Paraqitja e Qerimajt në Tokyo 2020 ishte e fundit për peshëngritjen shqiptare që e mbyll këtë Olimpiadë me vendin e katërt të Briken Caljes dhe të 9-in e 32-vjeçarit nga Shkodra. Medlja e artë në këtë disiplinë shkoi për kinezein LYU Xiaojun. …

Postimi i Erkand Qerimajt

“Ne karrieren e nje peshengritesi deri ne momentin e ngjitjes mbi pedane, ka djerse e sakrifice pas kuintave, aty ku nuk te sheh cdokush, dikush eshte cdo dite me ty ne stervitje duke të motivuar pavaresisht demtimit apo dyshimit nese do te shkoje mire gara e radhes, Nese do të jesh ne forme të kapesh piket per normen Olimpike, Nese do te kualifikohesh e te shkosh ne Ekipin Olimpik te nderosh ngjyrat e kombit, nese do te nderosh amanetin e babait, Nese do të mund të justifikosh tek familja ditet e netet e perkushtuara dietes, regjimit, disiplines e të justifikosh mundin e krenarine e tyre per ty; cdo nate ti beson qe puna nuk duhet ndalur e neser eshte nje dite e re per të dhene me shume. Ne kete monolog me veten, kujton se sa dashamires e bashkepunetore te jane gjendur me besim ne rezultatin tend, sa gazetare kane shkruar per ty e presin te shkruajne lajmin me te mire te karrieres tende, nena me dore ne zemer e vellezerit jane me shpirt prane teje duke pritur rezultatin tend triumfues, federata e pret rezultatin per investimin e bere ne sportistin e saj, komiteti Olimpik ne besimin qe te ka dhene, bashkia Tirane dhe klubi sportiv “Tirana” ne krenarine qe kane sportistet me të mire, duan vecse të shohin qe ata kane investuar Në vlera e ne kampione; shqiptaret anembane globit qe duan me zemer shqiponje flamurin mbi podium e himnin Në salle, ndjesi qe jane sublime. Ti je sportist, duhet te zbatosh rregullat strikte dhe politikat antidoping, do qe t’iu percjellesh të gjitheve Në kohe reale mirenjohjen dhe nuk do qe t’i zhgenjesh. Pikerisht sepse ke njohur podiumin pikerisht sepse e Arta ta ka prekur kraherorin qe Në moshen 15 vjec dhe himni shqiptar eshte nderuar Në salla nderkombetare. Stervitja jote eshte ajo ke vetemohim, shpesh i pakuptuar dhe me raste edhe luftarak, derisa njerezve mund tiu dukesh edhe temperamental, por Në fakt je vetem nje njeri me peshen e pergjegjesise mbi supe e deshiren e pasionin per shtangen e duke deshiruar sukses per kombin. Tre vite sfida e djerse, nje taktike e menduar mire per të nderuar pedanen me te larte te kohes ate te Lojerave Olimpike “Tokyo 2020”! Dhe Në fund, mes konkurenteve të fuqishem me rezultatin ne Shkeputje (151 kg, 155 kg, 157 kg) me sukses ne të tre provat, me pas duke ngritur 181 kg ne Shtytje ne proven e pare e ne mos sukses ne dy provat 185 kg dhe 187 kg, shenoj nje rezultat 338 KG ne dy garesh, i cili ne perfundim te Baterise A, me rendit të 9-in ne kete garim elite ne “Tokyo2020” ne kategorine-81 kg.

Ky eshte rezultati qe të gjitha sa me lart mundesuan, e per kete, duke dhene mirenjohjen time nga zemra Prof. Zef Kovaci, ia dedikoj familjes sime, dhe djalit Dijar, e ju themi faleminderit per gjithcka, dhe mos harroni te guxoni te enderroni.”

Nga fshati Olimpik Tokyo2020,

Erkand Qerimaj

Vendi i 9-te ne kat. -81 kg

Shqiperia Në Tokyo2020”, shkruan kampioni shkodran në rrjetin social FB.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img