Sunday, May 5, 2024

FSHF-Trajneri Ervin Bulku grumbullon Kombëtaren U-17, testohen lojtarët e kampionatit shqiptar

Lexo

Ekipi Kombëtar U-17 do të zhvillojë ditën e mërkurë (4 gusht 2021) një seancë stërvitore me lojtarë të cilët janë pjesë e kampionatit shqiptar, nën drejtimin e trajnerit Ervin Bulku.

Futbollistët e thirrur në këtë seancë stërvitore, mes të cilëve edhe shkodrani i Akademisë Vllaznia, Ersi Zaganjori, kanë qenë pjesë e grumbullimeve dhe seleksionimeve të mëparshme të organizuara nga FSHF-ja, nën monitorimin e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave si dhe specialistëve të Sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF.

Në këtë grumbullim, që nis në ora 19:00 në qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, do të jenë të ftuar rreth 19 lojtarë, të cilët i përkasin vitlindjeve 2005-2006.

Trajneri Bulku do të ketë mundësi të shohë në këtë seancë stërvitore gjendjen taktiko-fizike të lojtarëve të grumbulluar si dhe kërkon të mbajë në vëzhgim ecurinë e tyre.

Duke qenë se aktualisht ekipi Kombëtar U-17 nuk ka ndeshje zyrtare të parashikuara, trajneri Bulku po përgatit grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022 për moshën U-17.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img