Tuesday, November 26, 2024

(Video) Merkato-Testi i parë për turkun Yikici, nuk shkoi mirë. Vllaznia kërkon ta testojë më shumë, në stërvitje dhe ndeshje!

Lexo

Që nga e hëna e kësaj jave, me skuadrën kuqeblu është bëshkuar në proçesin stërvitor edhe futbollisti turk Burak Enes Yikici. 19 vjeçari që është luan në pozicionin e mesfushës i është rekomanduar drejtuesve të KF Vllaznisë për ta testuar nëse i vlen skuadrës kuqeblu për të luajtur me uniformën e kuqeblu.

Pasi ka konsumuar dy seancat e para stërvitore me skuadrën kuqaeblu, tekniku Migen Memelli i ka dhënë hapësirat e duhura duke e aktivizuar në miqësoren me Laçin. Aktivizim, që në fakt u prit me shumë interesim nga ana e tifozërisë shkodrane, e cila nisur nga komentet pozitive rreth këtij futbollisti priste të shikonte në fushë një futbollist që të bënte diferencen.

Por, me sa duket, testi i parë i provës për turkun Burak Enes Yikici nuk ka shkuar ashtu si duhet. Kjo është reflektuar edhe nga ajo që edhe pse e ka aktivizuar në pjesën e dytë, tekniku Memelli nuk e ka lënë në fushë deri në fund të ndeshjes duke realizuar një ndërrim të dyfishtë.

Duke folur në konferencen e shtypit të dhënë menjëherë pas ndeshjes, Vllaznia-Laçi, trajneri Memelli, tha:“Ju e pate lëvizjen që bëra në lojë dhe balancat na u prishen aty, sepse po kthenim shumë topa te portieret, të cilët ishin në presion të vazhdueshëm. Ai ka vetëm dy ditë me skuadren. Duhet ta shikojmë me kujdes, nuk duhet të nxitojmë. Duhet të tregohemi sa më profesioniste. Ishte ndeshja e tij e parë, ai ka nevojë të adaptohet me skuadren, të njihet me shokët. Ka dhe pak ditë kohë për ta parë dhe ne si staf të bindemi për cilësitë që ka ai, nësee do të ketë cilesitë e duhura do ta mbajmë”.

(Video) Trajneri Migen Memelli flet pas ndeshjes miqësore, Vllaznia-Laçi, 2-3.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img