Federata Shqiptare Futbollit ka hedhur shortin për Kampionatin Kombëtar të Superligës, kategoria U-21. Kuqeblutë e Vllaznisë që këtë sezon futbollistik drejtohen nga trajneri Ergi Borshi e nisin me një përballje të fortë, ku që në javën e parë ndeshen me Partizanin.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri kuqeblu Ergi Borshi, flet gjendjen e skuadrës duke pasur besim se do të përsërisë suksesin e sezonit ta kaluar ku ato u shpallën kampion kombëtar.
Në pritje të startit të kampionatit që nis të mërkurën e ardhshme, Vllaznia U21 ka zhvilluar disa ndeshje miqësore për testimin e skuadrës, kryesisht me Vllazninë U19-të, ndërkoqë që deri mesjavën e ardhshme ka edhe disa ditë në dispozicion për kolaudimin e formacionit të parë.
Sipas kalendarit të përcaktuar nga shorti hedhur në Federatën Shqiptare të Futbollit, ndeshjet e javës së parë të Superligës U21 nisin me 20 shtator me këtë këtë kalendar:
Partizani-Vllaznia
Apolonia-Egnatia
Bylisi-Vora
Teuta-Korabi
Tirana-Erzeni
Elbasani-Kukësi
Sa i takon çiftit, Partizani-Vllaznia, trajneri Borshi ka kërkuar që kjo ndeshje të shtyhet për një datë tjetër duke qënë se ekipi i parë i Vllaznisë, prej të cilit skuadra U-21 furnizohet me elementet e formacionit, luan të martën në transfertë me Laçin, pikërisht një ditë para ndeshjes Partizani-Vllaznia U1.
(Video) Intervista me trajnerin e Vllaznisë U21, Ergi Borshi