Friday, November 7, 2025

(Video) Mikela Skandaj, nuk din të ndalet! Në mungesë të fteses nga Shqipëria, talentja nga Lezha, fiton medalje Europiane për Italinë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndonëse është vetëm 16 vjeçe, karateistja nga Lezha Mikela Skandaj është bërë një emër shumë i njohur në Itali, atje ku jeton prej vitesh me familjen e saj. Fale talentit të padiskutueshëm që disponon në ushtriumin e arteve marciale, ajo është prej vitesh një kampione absolute në Itali, madje edhe në Kampionatet Ballkanike dhe Europiane.

Në Itali ndihet mirë, pasi trajneret e klubit, por edhe të kombëtares italiane, e trajtojnë në mënyrën më të mirë, pasi siç e kanë deklaruar publikisht edhe në media, e vlerësojnë si një “thesar” që kanë në dorë.

Ndërkohë, siç e kemi theksuar edhe më herët, dëshira e saj si dhe e familjes Skandaj, posaçërisht e babait të saj, Angjelinit, i cili për hirë të së vertetes është si një trajner i dytë për të, ka qënë për të përfaqësuar Shqipërinë në arenen ndërkombëtare. Dëshirë dhe kërkesa publike, që asnjë herë nuk morën një përgjigje pozitive, edhe pse në të gjitha dalet e saj në podium është shfaqur e mbështjellë me flamurin shqiptar.

Në të tilla rrethana, e fituar ka dalë Kombëtarja e Italisë, e cila duke ia plotësuar të gjitha kushtet e duhura e ka federuar për të konkuruar për ngjyrat e flamurit italian.

E tillë ishte edhe pjesëmarrja më e fundit në Kampionatin e 15-të Europian të Karatese  zhvilluar në Riga të Letonise. Pjesëmarrje kjo e katërta radhazi  për talenten Lezhiane Mikela Skandaj.

Nje muaj me pare kur u be perzgjedhja e karateisteve qe do te perfaqesonte Italine ne kampionatin Europian, te gjithe trajniret e vendit fqinje miratuan unanimisht emrin e Mikeles per te perfaqesuar Italine ne kampionatin Europian.

Edhe pse e dinin qe ajo vinte nga nje demtim dhe nuk ishte ne kondicion me te mire, ato besuan shume ne aftesite dhe talentin qe zotoron nenkampionja e Europes Mikela Skandaj. Bazuar kjo edhe ne rezultatet qe ajo ka arritur ne keto vitet e fundit.

Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe, pasi Mikela nuk i  zhgenjeu ato, duke ju shperblyer besimin me dy medalje europiane. Mikela konkuroj me skuadren Italiane ne dy stile te ndryshme, kata e kumite ne peshen 60 kg. Ajo sapo ka mbushur 16 vjeçe po trajnieret e saj e vedosen ne vazon U-17, e cila gjithmone eshte i mbipopulluar.

Fale talentit qe zoteron dhe ekseriences disa vjeçare, Mikela arriti ta çonte skuadren e saj dy here ne podium duke siguruar edhe dy medajle te bronzit. Kujtojme qe ne 4 kampionate Europiane qe ka marre pjese talentja Lezhiane Mikela Skandaj ka arritur t’i dhuroj Italise 7 medalje, 4 argjendit e 3 bronzit dhe ne total 62 medalje personale si askush tjeter ne moshat e saj.

(Vide0) Pasnje nga konkurimi i lezhjanes Mikela Skandajt në Kampionatin e 15 të Europian të Katatesë-Riga(Letoni)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img